“Tifozat Kuq e Zi”, kanë falenderuar trajnerin e Gianni De Biasi, pas largimit përfundimtar të italianit nga drejtimi i kombëtares shqiptare.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, “Tifo-Grupi” më i madh i kuqezinjve shpreh mirnjohjen për De Biasin për lidhjen e tij speciale që krijoi me ta, si dhe gatishmërinë për t’i takuar dhe dëgjuar zërin e tyre.
Postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”.
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për
bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.
Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .
Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.
Ti ishe njëri prej nesh!
Faleminderit Gianni!
Falenderoje Shqiperine o xha Gani !
Falenderoje se para saj ishe thjesht nje trajner i serie B dhe C !
Falenderoje se fale Shqiperise shkove ne Evropian , qe as nuk e kishe enderruar ndonjehere.
Falenderoje Shqiperine se te dhame gjithe ato lavderime e dekorata , a thua se kishe cliruar Shqiperine
Falenderoje se fale Shqiperise ke patur dhe do te kesh shume oferta te mira pune.
Falenderoje Shqiperine se nga nje trajner i panjohur e modest qe ishe , tashme po te vleresojne a thua se ke sjelle ndonje gje te re tek loja e Shqiperise ( Mbrojtje + Mbrojtje +Mbrojte + pak sulm sa per tu dukur qe eshte futboll ).
Falenderoje Shqiperine sepse ketu tek ne ishe ne postin e duhur ne kohen e duhur , dhe preke Evropianin me patericat qe tu dhane nga jashte fushe .