Roma ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Futbollisti me orgjinë shqiptare është duke u kërkuar me ngulm Real Sociedadi dhe Celtiku, ndërkohë që në garë është përfshirë edhe klubi Italian, shkruan Het Nieuësblad.
Lojtari që përfaqëson kombëtaren e Belgjikës ishte i huazuar tek Sunderlandi, ndërsa për shkak se ka dhe vetëm një vit në kontratë me Djajtë e Kuq, klubi anglez kërkon ta shesë.
Interesimi për 22-vjeçarin është shumë i madh, pasi edhe Paris Saint-Germaini dhe Monaco dëshirojnë të afrojnë në klubet e tyre.
Megjithatë, pritet që të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij Adanan Januzaj, i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.