Pierre-Emerick Aubameyang është pranë kalimit tek skuadra franceze e PSG-së.
Sipas “Sky Sports, ish sulmuesi i Milanit është afër transferimit tek gjiganti francez, Paris Saint-Germain për 80 milionë euro.
Aubameyang e njeh shumë mirë mentalitetin e futbollit francez pasi pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur në Ligue 1.
Ai ishte pjesë e skuadrave si: Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Étienne. Kurse, para se t’i bashkohet përfaqësueses së Gabonit, Aubameyang ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Francës.