Partizani ka bere goditjen e dyte ne merkato.
Klubi i kuq njofton arritjen e marrëveshjes me Gerhard Prognin.
Sulmuesi i njohur i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me fanelën e 15-të herë Kampionëve të vendit.
Progni rikthehet në familjen e kuqe, klub nga i cili është formuar si lojtar duke u aktivizuar edhe për katër sezone dhe qenë pjesë e skuadrës deri në sezonin 2008.
Sulmuesi do të mbaj të veshur fanelën me numër 77.
Ne prononcimin e tij per kanalin zyrtare te Partizanit, Progani tha.
“Vij te Partizani për të fituar titullin Kampion. Rikthehem në klubin ku jam formuar si lojtar profesionist dhe te Partizani është një rikthim në shtëpi dhe kënaqësi e madhe të vesh përsëri fanelën e kuqe.
Besoj që këtë sezon ti dhurojmë tifozëve tanë të mrekullueshëm trofeun, të cilin e presin prej kohësh. Shpresoj se ky do të jetë viti i Partizanit dhe premtoj të jap maksimumin, për të realizuar objektivat që klubi ka në këtë sezon futbollisti”, u shpreh Progni.
Pas Kotobellit, Progni eshte goditja e dyte e 15-here kampioneve te vendit.