26-vjeçari bëhet afrimi i dytë i vlonjatëve pas mbrojtësit Ditmar Bicaj.
Siljanovksi është prezantuar nga trajneri Shpëtim Duro, i cili i njeh cilësitë e tij pasi e ka parë nga afër në kohën që drejtonte Shkëndijën në Maqedoni.
Mbrojtësi është aktivizuar gjatë karrierës së tij me Vardarin, Renovën dhe Rabotniçkin.
Me këtë të fundit Siljanovski luajti në 3 sezonet e fundit. Ai është aktivizuar gjithashtu në 4 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë.