Kristian Abbiati rikthehet tek Milani në rolin e menaxherit të klubit

14 Qershor 2017, 18:10Sport TEMA

Milani ka konfirmuar se Kristian Abbiati është rikthyer tek Rossonerët në rolin e menaxherit të klubit.

Ish-portieri kuqezi ka kaluar shumë vite tek Milani, ku ka fituar tre Kampionate dhe Ligën e Kampionëve, para se të largohej në fund të sezonit 2015/2016.

Kristian Abbiati është kthyer në shtëpi”, shkruan në një kumtesë të lëshuar nga Milani.

“Një legjendë e vërtetë e Milanit, ai ka luajtur për 15 sezone te Rossonerët, duke i fituar gjashtë trofe italiane dhe dy tituj ndërkombëtarë”.

“Sot, ai është caktuar menaxher i klubit. Ai do të raportojë drejtpërdrejtë te drejtori sportiv dhe teknik, Massimiliano Mirabelli dhe do të jetë lidhja ndërmjet skuadrës dhe klubit”, thuhet më tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje