Partizani, Progni kryen seancën e parë stërvitore në provë mbrojtësi boshnjak Nikola Celebic

14 Qershor 2017, 21:35Sport TEMA

Partizani vijon me ritme të larta përgatitjet për Kupat e Europës.

Seanca e dytë në program përgjatë ditës së sotme është zhvilluar në orën 18:00 si zakonisht në kompleksin e Pezës “Internacional Tirana”.

Me grupin është bashkuar edhe lojtari më i ri Gerhard Progni, i cili është prezantuar me skuadrën.

Progni është përgatitur individualisht teksa i është nënshtruar testeve fizike, ndërsa grupi ka vijuar programin e plotë stërvitor në drejtimin e trainerit Starova.

Në stërvitjen e sotme prezent ka qenë edhe Nikola Celebic.

Mbrojtësi me kombësi nga bosnja, përgjatë këtyre ditëve do të vëzhgohet nga stafi teknik.

Dita e enjte do ta shoh skuadrën sërisht në fushë me dy seancat e radhës në program paradite ora 9:00 dhe pasdite ora 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje