Kampionët e Gjermanisë të Bajern Mynihut, nëpërmjet një letre, kanë uruar skuadrën e Kukësit për fitimin e titullit kampion.
Urimi mbante firmën e shefit ekzekutiv të klubit bavarez, Rumenige, i cili e vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore.
Letra i drejtohej presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për arritjen historike.
“I dashur Z.Gjici
“Në emër të klubit Bajern Mynih, dua t’i uroj Fk Kukësit fitimin e titullit kampion në Kategorinë Superiore për sezonin 2016-2016.”
Sinqerisht i juaji
Karl Heinz Rumenige”