Mirel Josa largohet nga drejtimi i Tiranës

15 Qershor 2017, 13:53Sport TEMA

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës.

Tekniku kryeqytetas pas një takimi që pati me presidentin e bardhebluve, Refik Halili, vendosi që të mos jetë më në krye te skuadrës për edicion e ardhshëm.

Një mbyllje e hidhur për Mirel Josën, i cili arriti një rezultat mjaft të dobët tek 24-herë kampionët e vendit, pasi Tiranë për herë të parë në histornë e saj ra një kategori më poshtë.

I vetmi ngushëllim i bardhebluve këtë sezon është fitimi i trofeut të Kupës së Shqipëris duke u dhënë mundësinë që të marrin pjesë dhe në Kupat e Europës.

Tashmë, drejtimin e ekipi të Tiranës e kanë marrë dy ndihmsat e tij Egbo dhe Gvozdenoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje