Mesfushori hollandez, Arjen Robben, ka deklaruar për revistën gjermane “Kicker” se po vjen momenti që ai ti jap lamtumirën futbollit.
Lojtari që luan me kampionët e gjermanisë, Bayern Mynih, u shpreh se po e mendon që të varë këpucët në gozhdë, duke nënkuptuar se ajo mund të vi në vitin 2018.
“E vërteta është se karrierës sime po i vjen fundi. Çdo ditë e më shumë po mendoj të ardhmen time jashtë fushave të lojës. Në këtë moment jam i qetë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin 2018. Jam i përqendruar tek situata ime aktuale këtu”, tha Robben.
Ndërkohë, sipas “Kicker” Robben nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli si lojtar i Bayern, por si i Groningenit, klubi ku ai nisi karrierën si futbollist.