Bayern Munchen blen mesfushorin Tolisso

15 Qershor 2017, 15:08Sport TEMA

Corentin Tolisso do të jetë pjesë e Bayern Munchen në 5 vitet e ardhshme.

Klubi bavarez arriti të gjejë marrëveshjen me Lionin për blerjen e mesfushorit, për të cilin pranoi të paguajë 41.5 milionë euro, për të vendosur një rekord të ri përsa u përket lëvizjeve në merkato, duke thyer atë të vitit 2012, kur kampionët e Gjermanisë paguan 40 milionë euro për të blerë spanjollin Javi Martinez.

Por ky transferim përbën një rekord edhe për vetë Lionin, që mund të përfitojë edhe 6 milionë euro të tjera nga Bayern në formën e shpërblimeve.

Bayern Munchen ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë me 5 titujt radhazi kampion të fituar, ndërkohë që Liga e Kampioneve është kthyer në një obsesion për këtë klub, duke qenë se nuk triumfon në këtë eveniment që nga viti 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje