Teuta në pritje të ndryshimit të statusit

15 Qershor 2017, 15:57Sport TEMA

Sezoni i ri pritet ta gjejë Teutën të ristruktuaruar në aspektin organizativ. Të shtunën, bordi drejtues i klubit durrsak do të mblidhet për të ndryshuar statusin në shoqëri aksionere për t’i hapur rrugë një ere të re. Aktualisht statusi i klubit është shoqatë sportive dhe me kalimin në statusin shoqëri aksionere, do të ndryshojnë edhe mekanizmat e funksionimit.

Pas miratimit që do t’i bëjë bashkia ndryshimit pritet që klubi të vendosë edhe për të caktuar më pas edhe administratorin. Por ndryshime nuk pritet të ndodhin vetëm në zyra por edhe në skuadër sepse klubi po punon për afrimet e sezonit të ardhshëm.

Dy objektivat kryesorë janë lojtarët afrikanë të skuadrës së Besëlidhjes, Sidibe dhe Camara. Kamerunasit e skuadrës lezhiane zhvilluan një sezon pozitiv duke rënë në sy veçanërisht në Kupën e Shqiupërisë ku Besëlidhja arriti të kualifikohej deri në gjysmëfinale.

Gjatë ditëve të ardhshme ata pritet të bashkohen me skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani.

Gjatë sezonit të fundit, Teuta hasi shumë vështirësi duke e siguruar mbijetesën vetëm dy javë nga fundi i sezonit pas suksesit të arritur ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana”./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje