Barcelona, Valverde largon tetë lojtarë

15 Qershor 2017, 17:53Sport TEMA

Trajneri i ri i katalanasve,Ernesto Valverde do të bëjë revolucion në Barcelonë duke larguar tetë lojtarë gjatë kësaj vere.

Një gjë të tille ai u ka bërë të ditur dhe drejtuesve kryesorë të klubit.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, Valverde nuk i llogarit në planet e tij ata lojtarë që janë të huazuar nga skuadrat e tjera.

Shumica e këtyre lojtarëve që do të largohen gjatë sezonit që lamë pas kenë qenë të huazuar, por janë edhe disa të tjerë që ishin pjesë e skuadrës së parë.

Në këtë listën e largimeve janë një portier, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe një sulmues.

Lojtarët që do të largohen janë: Masip, Jeremy Mathiu, Douglas Costa, Vermaelen, Arda Turan, Christian Tello, Samper dhe Munir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje