Futbollistët shqiptar që u shpallën kampionë në Evropë me skuadrat e tyre

15 Qershor 2017, 22:23Sport TEMA

Edhe pse në pesë kampionatet më të forta në Evropë ka shumë lojtarë shqiptarë, në asnjë nga skuadrat e shpallura kampion nuk ka lojtarë shqiptarë.

Duke larguar kampionatet ku luajnë lojtarët shqiptarë në rajon, ka disa që janë shpallur kampion.

Në Austri, Valon Berisha së bashku me Mërgim Berishën fituan titullin e kampionit dhe Kupën.

Berisha ishte ndër më meritorët që skuadra e tij u shpall kampion.

Në Azerbajxhan Ansi Agolli e fitoi titullin dhe Kupën. Mbrojtësi shqiptar luan prej 7-vitesh me këtë skuadër.

Në Kroaci titullit të kampionit iu gëzua Leonard Zhuta, shqiptari nga Maqedonia. Ai ishte pjesë e Rijekës që u riktheu tek titulli.

Ne Norvegji me Robenburgun është shpallur kampion Elbasan Rashani.

Mesfushori shqiptar Valon Ahmedi e ka fituar titullin në Slloveni me Mariborin.

Ndërsa ndër më të suksesshmit këtë vit ishte Taulant Xhaka që u shpall kampion m Baselin.

Fituesit e njohur të Kupave

Sa i përket Kupave, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë fituar Kupën FA.

Në Holandë, Kupën e ka fituar Vitesse me Milot Rashicën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje