“Tirona Fanatics” i vendos 4 kushte Bashkisë së Tiranës

15 Qershor 2017, 19:55Sport TEMA

Tifozat e Tiranës përmes një statusi në “Facebook”, kanë publikuar kater kushtet e vendosur ndaj Bashkisë së Tiranës.

Tifo-Grupi “Tirona Fanatics” , kërkojnë mbledhjen e menjëhershme të asamblesë së aksionerëve si dhe shkarkimin e administratorit të klubit.

Ata theksojnë se, nëse kjo kërkesa nuk plotësohen, atehere  Bashkia e Tiranes gjithashtu do të konsiderohet bashkëfajtore për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

Postimi i “Tirona Fanatics”

1- Bashkia të marrë përgjegjësinë që i takon si aksionere në minorancë.

2- Të mbledhë menjëherë asamblenë e aksionerëve ku të diskutohet performanca sportive dhe financiare e KF Tirana. Në këtë mbledhje të kërkojë:

a) Shkarkimin e menjëhershëm të administratorit të klubit. Emërimin e një administratorit të ri pa lidhje me të vjetrit.

b) Shtimin e kapitalit nëpërmjet afrimit te aksionerëve të tjerë.

3- Auditimin nga një kompani e huaj dhe e paanshme te financave te KF Tirana ne vitet e fundit.

4- Zotimin se nuk do të përfshihet më në menaxhimin e aseteve fizike të klubit, siç u bë në janar me detyrimin për lejimin e skuadrave të tjera të luajnë në Selman Stermasi.

Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do të konsideroheni bashkëfajtorë në masë të barabartë për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje