Mbërrin një ofertë zyrtare, miliona nga Rusia për Armando Sadikun

16 Qershor 2017, 14:03Sport TEMA

Merkato e transferimeve pritet që të sjellë zhvillime për shumë nga lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit.

I radhës, i cili është përfshirë në zërat e transferimeve të mundshme, është Armando Sadiku.

Gazeta ka mësuar se në adresë të shqiptarit ka ardhur një ofertë nga Rusia. Bëhet fjalë për një nga ekipet e Superligës Ruse që ka bërë një hap konkret drejt sigurimit të shërbimeve të shqiptarit.

Pas treshes së shqiptarëve në skuadrën e Akhmat Groznit, hapet mundësia e transferimit të një tjetër futbollisti kuqezi drejt Rusisë, raporton Panorama Sport.

Armando Sadiku mbylli një vit të suksesshëm te skuadra e Luganos, me të cilën nën drejtimin e Tramexanit shënoi 9 gola dhe ia doli që të ngjiteshin në vendin e tretë për Europa Ligën.

Mirëpo, pronësinë e kartonit të tij e ka skuadra e Zyrihut. Mbetet për t’u parë nëse milionat nga Rusia do të mjaftojnë për të bindur lojtarin dhe klubin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje