Ndërsa fushata ka hyrë në një periudhë të nxehtë të saj, partitë politike shqiptare po përdorin të gjitha metodat e mundshme për të rënë në sy dhe për të marrë vota.
Partia e re LIBRA, përfaqësuesit e së cilës kanë deklaruar se do të bëjnë surprizën këtë vit, është njëra nga 18 partitë që luftojnë për të bindur shqiptarët në këto zgjedhje.
Në një e-mail të tyre të shpërndarë qytetarëve të ndryshëm, vetë kreu i kësaj force politike, Ben Blushi, u bën thirrje qytetarëve që të shpërndajnë logon dhe programin e kësaj partie në rrjete sociale në mënyrë që kjo parti të bëhet sa më virale në internet.
Ja çfarë shkruajnë ata në e-mailin e tyre:
“Përshëndetje! Fushata e parë LIBRA-s është krejtësisht e fokusuar për t’i dhënë vendit një rrugë të re. Pasi Rilindja dhe PD u bashkuan, ne kemi mbetur opozita e vetme, kryesore e Shqipërisë, çka na bën nder. Do t’ju lutesha të gjithëve të mbështesni kandidatët tanë, të cilët mund t’i njihni dhe kontaktoni në faqen tonë. Po ashtu duhet të jemi më aktivë në rrjete sociale, profile personale duke shpërndarë programin dhe të gjitha simbolet LIBRA. Më poshtë gjeni edhe foton e profilit dhe të “cover”-it që do t’ju lutesha ta përdorim të gjithë në zgjedhje. LIBRA është shtëpia jonë që duhet të hyjë në çdo shtëpi. LIBRA është prona jonë që duhet të jetë pronë e përbashkët. LIBRA duhet të bëhet virale, e dashur e dobishme dhe tërheqëse për çdo njeri”,- shkruan në email ndër të tjera.
Kujtojmë që përgjatë këtyre muajve nga kjo parti politike janë larguar disa prej figurave të saj themeluese, ndër të cilët edhe ish-kandidati për kryetar partie apo të tjera figura që sulmuan kreun e saj Blushi për arrogancë dhe vendime në kundërshtim me statutin.
Nje teatër i Korçës që ka qënë protagonist
Roland Trebicka për deputet nuk fliste por ishte më afer ralitetit
Ai u zgjoth deputeti
Roli që kishite u duk i pa aftë por u zgjoth
Ky blushi hiqet shum i aftë por të lë bindjen
E një llafazani të pa fytyrë
Edi Rama ka mbi 15 vjet që ka kontribuar pë Tiranë boll të shofësh rapet që ka mbjellë një kurorë e mbrekullushme nga punët që hyn në perla dhe mu më bint puna jo llafe eshum punë të pa vdekshëm
Ben blushi llafazan pa bythë