Edi Rama mban një fjalim modest fitoreje: Dua të falenderoj Bashën, sepse vuri interesin e Shqipërisë para atij personal. Do respektoj marrëveshjen me të

27 Qershor 2017, 19:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim odest, pa tone entuziaste, pavarësisht fitores së thellë të Partisë Socialiste, e cila i jep mundësinë që ajo ta formojë qeverinë e vetme.

Rama ka falenderuar votuesit dhe ka bërë thirrje për bashkim, pavarësisht ngjyrave politike.

Ai ka falenderuar publikisht edhe Lulzim Bashën, që sipas tij, në 18 maj vuri përpara Shqipërinë, para interest personal.

“Unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur si busull marrëveshjen e 18 majit, në marrëdhëniet e qeverisë me opozitën.

Dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën, për faktin se më 18 maj vuri Shqipërinë përpara interesave personale.

Marrëveshja është ajo që është dhe jo ajo që cinikët e kazanit donin t’i bënin shqiptarët të besonin se ishte“, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria ka folur troç dhe “shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi”.

Ai u shpreh se populli zgjodhi Partinë Socialiste për të qeverisur e vetme vendin.

Rama tha se fitorja është e Shqipërisë.

“Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe mbi të djathtën, misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe jo puna e kacafytjeve dhe interesave për pushtetarët.

Populli zgjodhi PS për ta udhëhequr vendin si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës për të tjerët.

Sfidat sot janë shqiptare, jo socialiste dhe demokrate, të vjetra dhe të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve”, tha Rama

30 komente në “Edi Rama mban një fjalim modest fitoreje: Dua të falenderoj Bashën, sepse vuri interesin e Shqipërisë para atij personal. Do respektoj marrëveshjen me të”

  1. AZ... says:

    Mos beni zhurme po flet edvin pedonalja

    1. enter"" says:

      shhhhhhhhhhhhhm mbaj vesh ti qe deri dje ecje me opinga ne balte

      1. korçari says:

        Perpara z.Rama per nje Shqiperi moderne,ligjore,dhe me prosperitet .rruga tani eshte e hapur dhe nuk ka me justifikime per t’a nxjerre ne drite kete popull.Qente u ngjiren dhe nuk mund te lehin pasi foli SOVRANI POPULL .

    2. Aleksander says:

      Di DHIJA ç’eshte tagjia !-Ata si ky me siper as e imagjinojne sikur 3 jete te kene se ç’mesazh eshte ky i Rames.Uroj qe Basha te mos jape doreheqjen dhe te mos shkarkohet nga kryetar iPd deri ne momentin qe Rama ti ofroje pjese ne qeverisje.FITON SHqiperia dhe populli shqiptar…IDIOTET bejne mire te heshtin sepse nuk kuptojne nje …M… .

  2. mirel says:

    E rehabitoi dhe Bashen.
    Ashtu eshte – Interesi i Shqiperise mbi ate personal.
    Njelloj si atehere lur nenshkruante mareveshjen per detin-Interesin e Shqiperise kish ne mendje dhe ne zemer.
    Njelloj si ty kur ktheve Liqenezen ne Pustec- interesin e Shqiperise ke ne zemer
    Njelloj sikur nenshkroni koncesionet njeri pas tjetrit- Interesi i Shqiperise eshte i pari.
    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, njerin kisha nip e tjetrin kisha djale

    1. enter"" says:

      Ik ore Kazan-ist

      1. mirel says:

        O eliqiiiri..o baxhella minorikare.

  3. AZ... says:

    Mos beni zhurme po flet edvin pedonalja ta gezoni o popull se me duket se ini te gjithe nga berati qe nuk duani as buke as uje as drita as pune as mirqenje vetem partine ta kemi mire edhe njehere ta gezoni

    1. boom says:

      Ha ha ha. O Edo po ju more shpirtin ketyre paraziteve. Jane bere te vrasin veten.

      1. AZ... says:

        Sa per dieni te shokut “boom” pike e pare nuk jam parazit se kam 20 vjet qe jetoj ne SHBA che keshtu qe nuk jetoj me leket e komenteve te gazeta tema te paguara nga PS ta gezoni dhe njehere qeverine komuniste

        1. ak says:

          qe jeton ne SHBA nuk do me thene se je I perjashtuar nga mundesia per te qene parazit.

        2. Detroit says:

          Atehere kur nuk banon ne Shqiperi respekto çfare duan Shqiptaret qe jetojne atje sot. Jo çfare do ti. Pastaj kur nuk jeton ne Shqiperi nga te erdhi ky info per keto gazetat qe paguhen nga PS? Nga Tv Klan?
          Cdo vend meriton qeverin qe zgjedh. Ti meriton ate D. j. Trump ose minimalisht duhat ta respktosh vendimin e shumices Amerikane.

        3. optimizem per vendin says:

          Ti AZ duhet te keshe shkuar ne Amerike me gomone, se ndryshe nuk duheshe te ishe ky qe je. E ç’te ka mesuar Amerika ty? Ndoshta nuk te nxen ajo e shkreta se ne Amerike shkojne edhe ata qe duan ta mbushin koken me mendje, por edhe ata qe edhe ate pak qe kishin u largohet fare nga habia. Ti je nga keta te dytit qe ke degjuar qe ka pase komunizem , ka pase dhe kapitalizem, por dallimin se ben dot dhe perserish shprehjet e atyre qe me hipokrizi apo djallezi flasin dhe shkruajne. Ja, me thuaj sa libra ke lexuar? Apo flet vetem me te degjuar? Ne qoftese ke kete te dyten do te thote qe je papagall, por papagall qe ben gabime shume.

    2. sabri says:

      po ik ore ti katundari i perpunuar

  4. agim basha says:

    Dimë që ka një marrëveshje Rama-Basha…por s’dimë asgjë tjetër rreth kësaj marrveshjeje..Na e thoni me detaje se çfarë përmban marrëveshja juaj…Votuesit shqiptarë nuk të votuan për të respektuar marrëveshjen me Bashën,por për të mbajtur fjalën për reformat..që duhet të bëhen në politikë,ekonomi,gjyqësor,drejtësi…etj…etj…Të votuan për të ndjekur me përpikmëri axhendën europiane të shqipërisë…nuk ke shum kohë për fjalë,zoti Rama..kohën e keni të kufizuar edhe për punë…..Nuk duam pqatetizëm…Duam thjesht…Punë,në shërbim të atdheut…zë reformave….në shërbim të integrimit europian…I cili duhet të ndodhë këtë katër vjeçar…

    1. enter"" says:

      Jo cdo gje thuhet. Rendesi ka populli te jete me mire, pavaresisht marreveshjes

    2. Gent says:

      Marrveshja eshte te te qr ty te dy rama e basha ne vend te rames e metes qe ti qinte para zgjedhjeve. Kaq te veshtire e ke ta kuptosh. Tani je dhe pa opozite sepse lsi pervecse e pafuqishme eshte dhe e majte sic eshte qeveria. Do pellisni prap 1 milion shuplaka?

      1. mirel says:

        Haha..E kupton o Gent..po s’e beson dot.
        Eshte per te qare ne fakt..se per te q.re ate e ben qeveria

    3. Reli says:

      Pse akoma se ke mar vesh ti? Te mos prishen zgjedhjet dhe per te eleminuar ate qe e kishte te sigurt pushtetin, qoft me te majten qofte me te djathten. Panvarsisht se ju be dhe nje presion i hidhur nga fuqit e medha, por nese do ju merte koka ere ketyre, kjo pun do behej lesh arapi, dhe shqiperia do e vuante shume

  5. Faro says:

    Fjalim origjinal, ndryshe nga c’kemi degjuar. Pa formula, pa dogma, pa shprehje populiste,. Vetem premtime pune premtuese per nje Shqiperi Europiane, sic e meriton ky popull i zgjuar dhe pa paragjykime partiake.
    Kur degjoj se c’thone disa opozitare, vetem me vjen dhembje se nuk shoh perspektive per rimekembjen e opozites qe i duhet kaq sh Shqiperise.
    Te lumte EDI.

    1. Po shoku says:

      E ke thene tamam. Keta idiot nuk duan ta shohin te keqen e tyre qe nuk ka makiazh ta mbuloje. Po vazdhuan keshtu Edi Rama merr mandat tjeter ne 2021

  6. DETARI [email protected] says:

    Edi Rama ,gjeniu pellazgjit ,prijesi ,udheheqesi ,kryeministri ,njeriu ideal per popullin shqiptare !

    Personaliteti nderkombetar i ketij njeriu revolucionar i reformave demokratike te Shqiperi,ka bere me dhimbje koke te gjithe antishqiptaret-shushunja .
    Ka bere me dhimbje koke pervec komshive hileqare shekullore,por edhe Mosken !

    Edi Rama, befasoj kombetare e nderkombetare me zgjidhjen e ngercit politik te krijuar per shume aresye ne dem te vendit tone !

    Edi Rama, personaliteti dhe gjigandi politik i gadishullit Ilirik !

    I theu hundet te gjithe antishqiptareve qe kontrollonin truallin ilirik !

    I theu hundet serbeve mu ne mes te Beogradit ,ku theksoj se Kosova eshte e pavarur !

    I theu hundet grekeve qe kerkonin dhe kerkojne te krijojne minoritet ne Shqiperi,ku ata vete jane minoritet ne Greqi !

    Per 4 vjete beri kaq shume pune e reforma ,meriton respekt ekselent !

    [Kurse per injorantet e forumeve ; NO KOMMENT !]

    1. Naimi says:

      Respekt Detari.???

  7. Adri says:

    k more legen se me marrveshjen qe bere fitove vet e hodhe ne gremin Bashen.
    Ke dale me simbolet e Pd ne fushate, ke dale me shallvare a tuta si i thone,ke hedh ndonje batute aty ketu.Asnje program nuk ke paraqitur para elektoratit.Po shume mire ja ke bere se ky popull keshtu eshte mesuar.Per 4 vjet nuk hape nje vend pune,rinia mori rruget e botes sepse ti mor legen nuk jua krijon asnje mundesi qe te punojne dhe jetojne me dinjitet ne Atdhe,fute ne burg varfanjaket qe nuk paten para per te paguar energjine ( ti ke qene refugjate ne Franece dhe e di qe te varferve jua paguan shteti uje e drita,ti ka paguar dhe ty), milioneret,kriminelet,hajdutet e drogaxhinjte i stimulove dhe u bere me ta. Po harrova te them qe ke betonuar ndonje qytet dhe lyer ndonje fasade.Turp te kesh te blesh vota ne 2017.Ti e di qe ketij pushteti nuk i shihet hajri.

    Kam nje list me emra te ps qe blen vota.Pa merak do tjua sjell

  8. Bogonica says:

    Edhe dicka tjeter “Detari…”,pa i hequr asnje presje atyre qe thua.Edi Rama erdhi si Mesia,qe nuk eshte Mesia e dine te gjithe shqiptaret,por i erdhi si realizim nevoje, kur shteti dhe Shqiperia kishin shume nevoje per te.Kjo tregon se sado te deshperuar qe jane pjesa e madhe e shqiptareve per kete tranzicion te veshtire e te pafund,Edi Rama sjell shprese,dhe te krijon besim tek gjithe ata, se do ta beje Shqiperine.Une bie dakord me Z.Rama edhe kur falenderon dhe Lulzim Bashen,i cili ndofta me marrveshjen humbi pushtet personal,por nga ana tjeter i dha nje force shtytese reformave te nisura nga z.Rama per te kapur Europen.Se c’ka Basha brenda sinorit te tij eshte nje ceshtje tjeter qe nuk dua ta komentoj.Nje dicka tjeter nuk dua ta le pa cekur:Edi Rama c’mitizoi karrigen e kryeministrit,ai u tregoi shqiptareve se ate karrige e ka perkohesisht se ai eshte nje si ne e nuk eshte ndryshe nga ne,ai i hoqi asaj karrigeje “antiplumbin”,i hoqi “gardhet”,i hoqi “frengjite”.Ne fund,Edi Rama kerkoi dicka nga populli,ai ja dha gjithcka qe kerkoi,ai ka rastin ti sherbeje atij populli dhe te mbetet ne Histori.Le ta mbeshtesim ate,ta degjojme ate qe te beje nje shtet normal.Pas reformes ne drejtesi le ta mbershtesim ate te beje nje Administarate Publike eficente te pavarur nga politika,me profesioniste te afte,te kontrolluar te vetekontrolluar e te dixhitalizuar.Atij nuk i lejohet me te kerkoje ndjese (nga Vlora) per cdo qytetar te neperkembur nga admistarata e shtetit te tij.Z.Rama !Te presin pune te medha.Suksese !

  9. thana says:

    Zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2017 treguan se populli e kishte neveritur Partine Demokratike, e cila nuk i mbajti premtimet. Tani gjate viteve 2017-2021 te qeverisjes se Partise Socialiste, ne rast se kjo force politike nuk do te realizoje si duhet:
    1. Reformen ne Drejtesi.
    2. Denimin e krimeve te diktatures komuniste.
    3. Zhdukjen e bimeve narkotike.
    Populli do ta neverite dhe kete parti si PD-ne.

  10. emigranti says:

    nje gje eshte kryesore qe duhet beje edi te shkarkoje sa me pare adriatik llallen dhe pastaj me radhe te tjerat sa per servilat e pd mos merziten shume edhe ne usa. EDI sduhet te zhgenjej popullin duhet ngreje shqiperin ta beje si europa dhe jo ta lere ne afrike.

  11. Luan says:

    Rama behet Burre vetem kur Meta dhe Basha te shkojne ne burg ose te shkoje vete

  12. Luan says:

    Rama + Basha = Berish -Nano

  13. EdvinTapia says:

    I gjithë pushteti sovjetëve. Skeni parë gjë akoma.
    Rrofte KOMITETI QENDROR i Rilindjes me në krye Edvin Carapulin. Lavdi marksizem – edvinizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje