Albi Alla kalon në Superligën e Greqisë, firmos me Ael Larisa

28 Qershor 2017, 16:16Sport TEMA

Ish lojtari i skuadrës së Kukësit, Albi Alla, është transferuar në kampionatin Grek.

24-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Ael Larisa, duke firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me këtë skuadër për tre vite.

Alla ka qenë një nga pikat më të forta në formacionit e Kukësit për sezonin që lam pas, ku verilindorët arritën që të shpalleshin kampion të shqipërisë.

Paraqitjet e mira që ai bëri me ekipin e Kukësit, Alla arriti që të bëhej pjesë dhe e kombëtares shqiptare duke u aktivizuar në miqësoren me Bosnjë Hercegovinën.

Kujtojmë që më herët, Albi Alla, ka qenë pjesë dhe skuadrave të tjera greke si Ergotelis, Fakikos dhe Panachaikin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje