Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Ja çfarë paralajmërimi që jep Presidentja kroate

30 Qershor 2017, 19:58Rajoni TEMA

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grobar Kitarovic e cila hapi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore e pyetur nga ‘RTK Live’ nëse Serbia mund të integrohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës ka thënë se Serbia nuk është e vetmja në Evropë që nuk e ka pranuar Kosovën.

“Por unë besoj në rrugën euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit jug-lindor, mendoj se ky është modeli më i mirë për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet dhe siguri në këto hapësira”, ka thënë presidentja kroate.

Në këtë samit, ku po marrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga autorietet e saj më të larta, Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Presidentja kroate Kolinda Grobar Kitarovic, si mikpritëse e kësaj konference, ka thënë se Kroacia gjatë udhëheqjes së këtij procesi do të interesohet që të ndihmojë shtetet aspirante për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç është edhe Kosova.

“Pesë principet kryesore të presidencës kroate këtë vit do të jenë këto: solidariteti, mbështetja e shteteve kandidate për anëtarësim në BE dhe shteteve kandidate potencionale, rrjetizimi, fuqizimi i dialogut politik përmes bashkpëunimit mes parlamenteve dhe sinergjitë energjetike, me fokus në tri fusha: Shkencë dhe edukim, energjetikë dhe reagimeve emergjente në rastet e migrimit, terrorizimit, radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe krizave të tjera”, ka thënë presidentja kroate Kitarovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje