Emergjencat Civile: 3 vatra zjarri në Fier dhe Elbasan

3 Korrik 2017, 17:18Kronika TEMA

Emergjencat Civile bëjnë me dije se përgjatë orëve të pasdites në të gjithë vendin ka pasur 3 vatra zjarri në pyjet e qarkut Fier dhe Elbasanit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit.

Qarku Fier

Në fshatin Lekaj, Njësia Administrative Hys Gjokaj, Lushnje ka rënë zjarr në një masiv me pisha. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi.

Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 ha me shkurre dhe pisha. Aktualisht zjarri është izoluar dhe po punohet për shuarjen e tij.

Vatra tjetër e zjarrit në qarkun e Fierit ka rënë në një sipërfaqe me pisha në fshatin Gjorgos, Cakran, Fier. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit dhe ato të Patosit për të shuar flakët.

Qarku Elbasan

Në fshatin Hasmashaj, Njësia Administrative Gjocaj, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shuar.

Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe prej rreth 3 hektar me shkurre është djegur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje