Rama bën thirrje: Kush ka ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati t'i bashkohet skuadrës sonë, ja mënyrat

4 Korrik 2017, 14:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të realizuar objektivat gjatë mandatit katër vjeçar.

Ai u bën thirrje të gjithë individëve që e ndjejnë se kanë kapacitetet e duhura, t’i bashkohen skuadrës së tij për ta çuar vendin në progres.

“Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë.

Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër.

Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend!

Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…

Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.

E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë!

Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.

Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa [email protected] për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.

Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku.

Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Te të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.

Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.

Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek [email protected]

Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.

Pa hë njëherë, të presim e të shohim?✌️shkruan Rama. 

12 komente në “Rama bën thirrje: Kush ka ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati t’i bashkohet skuadrës sonë, ja mënyrat”

  1. Cuni i Tirones says:

    Keshtu e nise edhe mandatin e tkj te pare ky KM.
    E kurdisi edhe nje here pllaken nga fillimi me duket .

    1. e duam shq. po prej verteti jo me llafe koti says:

      PO PRA E VERTETE. KESHTU APLIKUAM EDHE ATEHERE. ISHIM PJESE E ADMINISTRATES QE ME PARE DHE NE VEND QE TE APLIKONIM DIJEN E TE AVANCONIM PASIONIN, JO VETEM PAME TE PERPARONIN TE PAAFTET E RINJ POR NA HOQEN EDHE NGA PUNA FARE. EC E GJEJ PUNE TE FUSHES NE TE CILEN JE SPECIALIZUAR PREJ 8 VITESH.

  2. ILIRET says:

    Te kujtohet para kater vjeteve kur mblodhe mjeket qe erdhen nga jashte?
    Cfare bere me ta?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te shpresojme se nuk do ti ngjasojne me “kaubisin” !

  4. pulaj ndue says:

    Jam emigrant ne itali NGA 23vjet ndihmoj shume shqiptar se vijne te kurohen ne itali milano sugjerimi im eshte -te ndihmoj vullnetarisht prane konsulates milano Flm

  5. Miku says:

    Kam 20 vite qe jetoj jashte . Ne keto vite kam pare te nderrohen disa qeveri por nuk kam degjuar asnjeher te preket administrata. Kam nje diplome te vlefshme sic i quan k m te universitit te tiranes. Ai diplôme piktori ka ne fakt e po ne drejton shtetin. Shof vetem hipokrizi ne fjalet e tij dhe nje mesazh te kamufluar per spastrime partisane. Edhe koncepti i tepsise eshte kancepti i vjeter i ndarjes se plackes e vjedhur nga hajdutet.

  6. Novruz Taip Vishanji says:

    NESE FUSHATA ISHTE POEZI

    dhe Qeveria eshte Proze, ahere i bie qe kjo dalje mes vere e Edi Rames, te jete Makuteri, Mashtrim, Tallje me tjetrin, Perdhosje e dinjitetit dhe sedres profesionale, te atyre mbi 19 mije shqiptareve qe ju pergjigjen ne 2013-ten nje thirrjeje te njejte, dhe ngelen aty, me Cv-te e tyre, mes pluhurit qe ngrejne fshesaxhinjte e nates para Kryeministrise, dhe sterkalave te hundes gjithnje te skuqur nga te ftohtit te Endri Fuges, e te bythefshirjes se Ligjit mbi Nepunesin Civil nga e çmendura dhe injorantja Milena Harito ne Shteto.

    Nuk i do ti zoteri njerezit e kulturuar, te shkolluar dhe me me shume eksperience ne dhe te huaj se ne Shqiperi, sepse ke frike nga pergatitja e tyre, qe asgje si le mangut te tjereve te dale nga aulat e universiteteve me prestixhioze te botes. E kemi provuar kete ne praktike, me shume mundim e sakrifica, me fyerje e poshterime rraciste, deri edhe me qeshje, por siç thote ajo fjala e vjeter azerbajxhanase – “qesh mire kush qesh i fundit”, ju kemi dhene pergjigjen e duhur, jo me llafe e mburrerritje, po me pune dhe vetem me pune.

    Nuk ishte Universiteti i vetem i Tiranes, me i dobet, dikur, se shumica e simileve te tij ne mbare boten, nxorri dhe uroj se do vazhdoje te nxjerre te dipllomuar te afte qe te konkurojne me barazi me kedokend qe mund ti gjendet ne rrugetimin e tij per te krijuar te ardhme, kudo ku perspektiva i afron nje konfrontim te ashper dhe agresiv, siò ndodh ne vendet perendimore.

    Ne nuk jemi te dipllomuar me “Honoris Causa” qe te genjejme edhe kalamajte e Parqeve, kur tunden te harlisur mbi kuajte e drunjte, nuk kei ndryshuar e as kemi ndermend te ndryshojme CV-te tona, siç kane bere e bejne, lakejte tuaj me ne krye Saimir Tahirin, qe ne keter vite, mashtimisht, na doli i dipllomuar ne drejtesi ne Universitetin e Tiranes, kur pak para se te behej Minister i Brendeshem, (para zgjedhjeve te 2013-tes) shenonte ne CV-ne e tij publikene faqen onlie te PS-se, dipllomuar me korrespondence ne drejtesi ne Universitetin Luigj Gurakuqi, ne Shkoder e tere te tjeret qe i terhoqe pas.

    Ke provuar te besh nje aplikim ne “vendet e lira” te administrates tende ? Provo, e pasi te tallen te fshehur pas monitoreve te shumte qe u ke vene ne dispozicion, te lejne ne gryke karremin qe kane afruar.

    Perse kerkon me kembengulje Cv-te e shqiptareve si dikur ne 2013-ten, ti perjashtosh ata qe ne momentin e pare te aplikimit per vend pune ne administrate, te ngjallin si duket tmerr : shqiptaret me te kulturuar e me te denje per te drejtuar kete vend, se ti dhe sarahoshet e megallomanise tende.

    Eshte kaq e thjeshte, hapi vertetesisht ato vende pune qe ke mbushur portalin e DAp-it, me mend ne koke ama, se e ke mballosur edhe aty ku duhet nje mami apo nje dru-me-pre si Mesila e Palmave te Bulevardit, me juriste apo sipas oreksit, me te dipllomuar “modeste” te tipit Arben Ahmetaj me shoke e shoqe shume, ne rradhet tuaja natyrisht.

    Poezite (mashtrimet) e fushates, mos i shndrro ne Prozen ererende te kater viteve qe lame pas, provo nje here pa “qetesi e dashuri” me shqiptaret, ndershmerisht, do shohesh me bindje ate qe nuk ke pare akoma ne jeten tende ne lufte te perjeteshme me kulturen, diturine, ndershmerine e ne radhe te pare atdhedashurine !

  7. capi dhia says:

    Peisazh piktoresk.
    Keshtu u genjyem edhe para 4 vjetesh, dhe … zaptuan zyrat.
    Me mire puno, dhe pa llafe.
    Boll vota ke mare.
    Puna eshte me e ndershme se sa pallatet me genjeshtra, disiluzione, enderra, pritje … .
    Asnjeri nuk po te kerkon asgje.
    Ne keto kushte ideale, cdo tallava qeveritare, tingellon tallje me votuesin kokeulur, patriot, i ndershem.
    Populli ta dhuroi me zemer ne dore – fitoren.
    Gezoje fitoren.

  8. ft says:

    O Rama,

    Po me ata qe t’u bashkengjiten para 4 vjetesh, cfare u be? Mos u be delenxhi kesaj rradhe, por futju punes, hiqe krimin, mos u merr me me droge, mos ver me Tahirin si minister te brendshem.

  9. Leon Ternaku says:

    Z krminister.largo te paaftet nga administrata.lufto krimn dhe drogen.hiq dore nga fasadat dhe futju punes ne infrastrukture.Nese do me te vertete te punosh per rritjen e mirqenjes dhe te besh shtet,hiq dore nga servilet qe e vetmja pune qe din te bejn mire eshte servilizmi.Mos emro drejtore pijanec dhe imoral neper institucionet shteterore.

  10. A.C. says:

    hahahaha… mos e hani këtë… e kam provuar që në vitin 1997… kur ky si ministër i kulturës as nuk e rruante për kuadrot me eksperiencë po grumbullonte pensionista tek drejtoritë gjoja si këshilltarë të vlefshëm dhe në punë caktonte çupërlina që i traumatizonte me pushimin nga puna dhe ato mbanin anën e tij pa patur parasysh dinjitetin profesional..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje