Çmimi referencë i patates është bërë shkak për mosmarrëveshjen midis Shqipërisë dhe Kosovës duke e shndërruar atë në një “luftë” tregëtare.
Kosova nuk po pajtohet me vendimin e autoriteteve shqiptare me vendosjen e këtij çmimi i cili është nga 18 deri 19 centë për një kilogram.
Kultivuesit dhe përpunuesit e kësaj kulture janë të shqetësuar, kurse ministritë përkatëse të Kosovës, deklarojnë se po bëjnë gjithçka që ky problem të zgjidhet.
Bedri Kosumi, kultivues dhe përpunues i patates, thotë për RTK se është habitur nga ky vendim, që i dëmton në masë të madhe prodhuesit në Kosovë.
Kosumi, i cili bashkë me fermerë tjerë kultivon patate në mbi 500 hektarë.
Ai u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa ndaj kësaj barriere, e cila po ndodh sërish, pavarësisht disa marrëveshjeve qeveritare ndërmjet dy vendeve.
Lidhur me këtë vendim të autoriteteve shqiptare, reaguan ministrat në detyrë, ai i Financave, Avdullah Hoti dhe Tregtisë, Hykmete Bajrami. Kjo e fundit deklaroi se qeveria e Shqipërisë duhet ta heqë çmimin referent për pataten e Kosovës.
Në të kundërtën, Bajrami tha se do të ndërmerren masa reciproke ndaj Shqipërisë, ndonëse sqaroi se është duke u punuar në zgjidhjen e kësaj situate.
Ndërkohë, ministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se ky çmim referent është i lartë dhe i dëmton prodhuesit e Kosovës dhe nëse nuk ka lëvizje nga Shqipëria, do të shqyrtohen masat e tjera ligjore.
Shtete me te lodhura se kto tonat zor se gjen. Bashkoheni ju “shtetaret”, ose jepini popullit te drejten te zgjedhi nese do ose jo Bashkim.
Shqiperia mund te sjelle pa problem.nje minister te jashtem.nga Kosova, po patataet jo. Me mire paguan serbet se tja hapi tregun Kosoves. Kjo po qe eshte politike “patriotesh” te PiSave
EDHE KOSOVARET TE NJEJTEN GJE BEJNE ME PRODHIMET TONA…..