Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ekonomia e vendit ka bërë një performancë pozitive gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur në 6 muajt e parë të 2017.
Ai tha se rritja e ekonomike shënoi vlerën 3.34% në 3-mujorin e parë të vitit.
Sakaq, ai shtoi se konsolidimi fiskal ka shfaqur një intensitet më të ulët.
Sejko shtoi se norma bazë e interesit do të vijojë të jetë në 1.25 %.
“Të pandryshuara do të mbeten normat për kreditë dhe depozitat. Ekonomia u rrit në 6 muajt e parë të 2017, norma bazë e interesit nuk ndryshon”, tha Guvernatori Sejko.