QKB: Mos i lini bilancet për ditën e fundit; detyrimin e kanë mbi 20 mijë biznese

5 Korrik 2017, 16:02Ekonomia TEMA

Qendra Kombëtare e Biznesit i ka bërë thirrje edhe një herë biznesit për të dorëzuar në kohë pasqyrat financiare, raportet e auditit dhe të ecurisë së veprimtarisë për vitin financiar 2016.

Afati i fundit për dorëzimin është 31 korriku por kërkesa e QKB  vjen në kushtet kur shumica e bizneseve preferojnë të bëjnë këto dorëzime në ditët e fundit, duke krijuar edhe probleme me sistemin.

Janë gati 20 014 subjekte që kanë detyrimin për të depozituar bilancet vjetore në QKB ,përmes portalit qeveritar e-albania ndërkohe që subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit  duhet ta bëjnë aplikimin në sportelet e QKB.

Mosdepozitimi i pasqyrave financiare deri në 31 korrik 2017 shoqërohet me kundravajtjen administrative  15.000 të reja.

Të dhënat zyrtare tregojnë se për  vitin e kaluar kanë aplikuar  për depozitimin e pasqyrave financiare 18 000 subjekte, nga të cilat 14 000 aplikime janë aprovuar dhe 4 000 te tjera janë refuzuar.

 Subjektet  mund të verifikojnë statusin e aplikimit te tyre nëpërmjet faqes zyrtare të QKB ose pranë sporteleve të QKB.

 Më poshtë njoftimi i QKB

 Mbi dorëzimin e pasqyrave financiare, raporteve të auditit dhe ecurisë së veprimtarisë për vitin  financiar 2016, pranë QKB-së

 Të nderuar subjekte tregtare,

 Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “ Për Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar, neni 43, pika (a) subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecuris së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në ç do rast ti depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së ç do viti financiar.

 Detyrimi për depozitimin e dokumenteve të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorëzojnë pranë QKB-së:

•        Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF,

•        Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme),

•        Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore)

 Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2017

 Nëse një subjekt nuk përmbush detyrimin, sipas afatit ligjorë të përcaktuar në ligjin 9723/2007 “Për Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar, atëherë QKB-ja, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.”

 Mënyra e depozitimit:

1. Depozitimi i dokumenteve të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit

2. Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF

3. Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike

4. Shërbimi ofrohet pa pagesë/monitor.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje