Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie ditën e sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 23 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 46.84 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 28 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 49.40 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi mëngjesin e kësaj të marte, duke e rimarrë vetën nga humbjet e mëparshme. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1.224.49 dollarë për onz.