Alarmi i Konfindustrisë: Po qarkullojnë sasi të mëdha parash jashtë sistemit bankar

5 Korrik 2017, 12:06Ekonomia TEMA

Konfindustria shpreh shqetesimin per sasine e madhe te parave qe qarkullojne jashte sistemit bankar te vendit si shprehja me e qarte e shkalles se larte te informalitetit te ekonomise shqiptare.

“Tregues i qarte eshte fuqizimi i skajshem dhe jo i natyrshem ne nje kohe te shkurter i monedhes kombetare lek. Renia e forte e euros ne shoqeruar edhe me valutat e tjera nuk ka shkaqe te dukshme shpjeguese me tregues ekonomik normal. Ende nuk ka filluar fluksi i turisteve, qe mund te ishte nje shpjegim dhe nga ana tjeter nuk behet fjale per bum rritjesh te eksporteve shqiptare me ndikim ne bilancet tregtare te vendit. Per me shume edhe treguesit ekonomik te eurozones ne 3-mujorin e pare te vitit ishin pozitive sipas te dhenave te Bankes Qendrore Europiane”, thuhet në një njoftim të Konfindustrisë.

Sipas kësaj të fundit, shpjegim i vetem per forcimin e skajshem te lekut mund te behet ne menyre te arsyeshme me shpenzimet e medha dhe informale te fushate zgjedhore 2017 ne shkelje te qarte edhe te ligjit elektoral, qe detyron partite politike te bejne te ditur shpenzimet e tyre.

Konfindustria bën përgjegjëse Banken e Shqiperise, e cila duhej te nderhynte per te shmangur deformimet ne tregun monetar te vendit. Arsyet kryesore per sa me siper jane goditjet, qe marrin prodhimet dhe sherbimet vendore nga forcimi artificial i lekut, fuqizimi i importeve, shoqeruar edhe me mundesine per spekulime monetare.

Konfindustria vlereson, se eshte edhe detyre e agjencive te inteligjences te zbulojne se nga vijne dhe cilat jane burimet informale te financimit te partive, qe rrezikojne drejtperdrejt demokracine shqiptare dhe jo vetem ekonomine.

4 komente në “Alarmi i Konfindustrisë: Po qarkullojnë sasi të mëdha parash jashtë sistemit bankar”

  1. Zigur Qarri says:

    Z.Gjergj Buxhuku thote:
    “Konfindustria vlereson,se eshte edhe detyre e agjencive te intelegjences te zbulojne se nga vijne dhe cilat jane burimet
    informale te financimit te partive,qe rrezikojne drejtperdrejt demokracine shqiptare dhe jo vetem ekonomike”.

    Nga ti merr me shume informacion te vertete se nga te gjitha burimet informative te marra se bashku,
    dhe gjithmone pyes veten,perse nuk jan njerez si ty te angazhuar ne politike?Dihet,llum i gjithi.
    Se cilat jan burimet informale te financimit te partive,kete e din çdo shqiptare,Leket e pista te politikaneve,por kush do ti gjykoje?
    Maskaralleqet behen sheshit,hapur fare,por,te perlyer jan gati 95% e politikaneve.A mund te
    denohet gjith kjo mase?-kurre.Tani mbas zgjedhjeve,gati e gjith media e ktheu pllaken,ne anen
    e fitimtareve.Opozita e vdekur,qeveria e korruptuar,media e servilosur,ekonomia informale.
    Zoti na n’dafte me hajer,por te largosh Shkelqim Canin nga Minister i finanacave me grade
    shkencore Doktor ne Ekonomi,per ta zevendesuar me nje mesues gjysmak te anglishtes,
    qe ne dikutimet nderkombetare eshte vene re nga te gjith te hujat,se nuk njeh asnje koncept te
    sistemin financiar,nuk eshte çudi te kuptosh perse Shqiperia eshte e fundit ne Ballkan ne
    terheqjen e investoreve te huaj,si matesi me domethenes i zhvillimit te ekonomise se nje
    vendi.

  2. Dn says:

    Cka pret ministria e financave per me blokuar kete edhe me kerkuar ndihme nga vendet ku shkojne keto pare per pse e cfare biznesi

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Bankat qe operojne ne shqiperi kane politikat me diskriminuese ne raport me klientin dhe ku lehtesia e sherbimeve eshte zero. Aplikojne tarifa idiote per sherbime qe duhet te jene falas per konsumatorin etj etj.

  4. taso kume says:

    Paraja qarkullon ku ka interese ,Bankat SHQIPTARE ose te huajat ne SHqiperi deklaruan se ka prurje te madha te parase dhe e ulen ne menyre drastike interesin,dhe me kryesorja paraja thermon burokracine dhe lobin e konkurences sdo mente qe do levize nen “rrogoze”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje