Pranga "baronit" më të madh të drogës, jetonte në një "bunker" në Berat. Ja se si i shpëtoi policisë për vite me radhë

11 Korrik 2017, 17:03Politika TEMA

I konsideruar si një ndër baronët më të mëdhenj të drogës, i cili ishte në gjendje të në dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, është arrestuar.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Një mundësi kjo për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qene ne nje bunker në Berat dhe rrethohej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonëve celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje