Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet që të hapen kutitë në qarkun e Tiranës pasi PDIU pretendon se nuk i janë numëruar 65 vota.
Përfaqësuesi i PS në KQZ tha se ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit pasi jemi të gatshëm për të hapur dhe lexuar çdo fletë votimi
DEBATI NE KQZ
Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër kuti votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit. Ne jemi të hapur për të hapur dhe lexuar cdo fletë votimi. Nuk mund të lejojmë për 65 fletë votimi të njollosim mbi 400 mijë zgjedhës. Po diskutojmë 65 fletë votimi në 2 milionë zgjedhës.