Asnjë arsye t'i rrahim shpatullat njëri-tjetrit

13 Korrik 2017, 20:21Rajoni TEMA

Vërtet Ballkani do t’i jepet më shumë para nga BE, por a do t’i zgjidhin paratë problemet e thella që kanë vendet e Ballkanit mes njëri-tjetrit? Adelheid Feilcke kërkon më pak skrupuj ndaj lidershipit politik ballkanik.

Nga Adelheid Feilck

Po, vërtet BE ofroi vërtet diçka më shumë: Do të ketë më shumë fonde madje edhe projekte konkrete në hapësirën infrastrukturore dhe transportit. Po, perspektiva e anëtarësimit u ripërtëri edhe një herë me zë të lartë. Por nuk ka vend për të filluar t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste. Sepse problemet e këtyre vendeve brenda tyre e mes njëri-tjetrit janë shumë më të thella, sa të mund të zgjidhen me mjetet që u ofruan aty.

Ato jo vetëm që janë të thella, ato janë themeltare dhe nuk kapen sa duhet në rrënjët e tyre edhe nga Procesi i Berlinit, ndërkohë në vitin e katërt të tij. Prandaj edhe progresi është i vogël, deziluzionimi i madh, e për këto arsye këto procese në vijim e sipër mund të ngecin në çdo kohë apo edhe të ndërpriten.

Ajo shtjella e fuqishme me emrin BE ka kohë që nuk rrëmben më politikisht. Politikanët e vendeve të Ballkanit nuk e shprehin aspak mirënjohjen për vëmendjen dhe dorën e zgjatur me qëndrimin e duhur ndaj vlerave europiane dhe parimeve demokratike. Vitet e fundit mes politikanëve të Ballkanit ka zënë më shumë vend një lloj neglizhence e rrezikshme, që lejohet nga partnerët e BE më shpesh se duhet e me një mirëkuptim më të madh se duhet për presionet e brendshme politike, por që kryesisht çon në ruajtjen e pushtetit të politikanëve qeverisës gjithnjë e më shumë autokratikë.

Programet e procesit të Berlinit të orientuara shumë nga ekonomia ndjekin strategjinë “Transformim përmes veprimit” dhe shpresojnë që prosperiteti ekonomik të pasohet nga një shoqëri liberale dhe pluraliste. Por më e rëndësishme do të ishte të tregohej vëmendje që këto programe infrastrukturore-ekonomike dhe digjitalizuese të kenë efekt e një spektëri sa më të gjerë.

Kokteili i rrezikshëm

Vëmendja e madhe që po gëzon momentalisht Ballkani, nuk është falë procesit inkurajues të Berlinit, përkundrazi ajo vjen nga krizat e vazhdueshme politike me potencial dhune e forcë shpërthyese idelogjike dhe etnike. Stanjacioni ekonomik i vazhdueshëm dhe klientelizmi politik janë arsyeja pse në shumë pjesë të këtyre shoqërive sundon një përzierje e varfërisë, mungesës së shpresës, nxitjes ideologjike me radikalitet ideologjik e fetar. Një kokteil i rrezikshëm!

Nga samiti i Triestes doli si rezultat konkret marrëveshja e transportit. Por suksesi i vogël – që për herë të parë Serbia dhe Kosova vendosën nënshkrimin në një marrëveshje të përbashkët nuk ra në sy – sepse Bosnje-Hercegovina refuzoi nënshkrimin. Pse? Republika kokëforte Srpska me tendencë të fortë pavarësuese bllokoi qeverinë federale thjesht nga parimi i qëndrimit bllokues në politikën e brendshme. Ajo që në Bosnje-Hercegovinë shkakton komplikime të vazhdueshme, mund të kthehet në çdo kohë në një retorikë të nxehtë e bllokadë edhe brenda vendeve të Ballkanit. Serbia nuk e njeh Kosovën, Maqedonia bllokohet për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë…e kështu me radhë.

BE duhet të jetë më kërkuese

Por këto çështje – bërthama konfliktesh nuk trajtohen me vendosmëri në Procesin e Berlinit nga skrupuj të gabuar. Po ashtu nuk ushtrohet aq sa duhet presion ndaj liderëve politikë të këtyre vendeve, që të respektojnë parimet e shtetit ligjor dhe pluralizmit. Me të drejtë përfaqësuesit e shoqërisë civile në akvitetet përreth samitit kërkuan në Trieste që BE të flasë hapur si edhe një përthithje më të madhe të aktorëve të tjerë shoqërorë e jo vetëm të vendimmarrësve politike.

Stabiliteti politik në Ballkan është edhe stabiliteti ynë, deklaroi kancelarja Merkel në Trieste. Por ekziston rreziku që BE me mendjelehtësi lejon garantimin e këtij stabiliteti nga elitat pushtetare të atjeshme dhe sakrifikon për këtë pluralitetin e mediave dhe shoqërisë civile të ngritur me mundim këto vite. Për sa kohë që fuqia joshëse e BE-së ende ekziton dhe për sa kohë ajo është e përfshirë në proceset e ndërtimit dhe trasnforimimit, ajo duhe ta kërkojë më fort zbatimin e rregullave të lojës demokratike e t’i mbështesë ato. Sepse vetëm ato do të sigurojnë hovin ekonomik dhe të sjellin perspektivë për njerëzit në vendet e Ballkanit, të cilët aktualisht me mijëra e thonë fjalën e tyre duke u larguar me mijëra nga vendi.

1 komente në “Asnjë arsye t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit”

  1. Para Laci says:

    Europa e ka len ballkanin pas dore dhe tani po pagun per neglizhencen qe bene. Si ata prinder qe I lene femijte pas dore dhe e pagujn kur femijt dalin harama.
    Europa tani ka aq leverdi ti mbaje gjerat mire me shqiptaret (per arsye stabiliteti) sa kemi dhe ne leverdi ti mbajme mire me europen (per arsye ekonomike dhe mbrojtese) sepse po te ishin asimiluar te gjithe shqiptaret ne greke dhe sllave ballkani do ishte me i qete sepse aty nuk do egzistonte me faktori shqiptar dhe te dyja palet do ishin te kenaqura me tokat e shqiptareve.
    Tani qe egzistojme, europes nuk I ka mbetur gje tjeter por te pakten do na degjoje sepse jemi ne ata qe tani kemi qelsin e stabilitetit ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje