Të kesh një makinë luksoze nuk do të thotë që të kesh të drejtë të bësh çfarë të duash. Janë jo të pakta rastet kur drejtues automjetesh, vetëm për të pirë një kafe në lokal, i parkojnë automjetet e tyre mbi trotuar apo mbi vijat e bardha, duke penguar në këtë mënyrë edhe këmbësorët apo nënat e reja të cilat kanë fëmijët në karrocë.
Pavarësisht se nuk mungojnë rastet e të treguarit “ i fortë” falë automjetit të shtrenjtë, siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, duket se policia bashkiake nuk ka toleruar shkelësit të cilët zaptojnë hapësirat e dedikuara vetëm për këmbësorët që të ecin të sigurt.
“Civilizimi do na mbrrijë kur secili të kuptojë se makina e mirë
? nuk është liçencë
? për t’i marrë hapësirën atij pa makinë,
?në këmbë.
??
?” , shkruan Veliaj.
Shpresojmë që edhe drejtuesit e këtyre automjeteve luksoze të sensibilizohen se trotuarët janë për këmbësorët dhe jo për automjetet.
kur do behen europiane keto kafshe qe brek ne bythe nuk kane patur dhe tani blejne ndonje makine te shtrenjte me pislleqe dhe bejne rolin e gangos…..Bravo per Bashkine e Tiranes mire ua ben ketyre funderrinave qe emrin e tyre nuk dine akoma ta shkruajne
Civilizimi do mberrinte sikur kryetaret e bashkive te mos kishim bllokuar c’do hapsire te mundshme te qytetit per te ndertuar monstra betoni. Makinat e te forte e shkulen brenda minutes nga rruget, betoni i kryetareve mbetetet pergjithmone!
Alpini, Lali eri per kete te pershendesim,por beju i forte edhe per nderprerjen e lidhjeve te paligjeshme te ujit te pishem, jo me reklame nepermjet kronikave televizive por me pune konkrete dhe e dyta tek rruga qe lidh poëokliniken 3 me rrugen e Dibres tek selvia kam 17 vjet ne Tirane dhe nuk pritnidot treshtylla koti,ne nje trotuar 60 cm gjersi
Po numrin e tel Ku e me? Dukesh we he nga at a 120 lekshat e vjeter.
Shume mire z.Velia, ashtu te veprohet per kedo qe shkel rregullat dhe ligjet, por si do veprohet me ata qe ne katet perdhe te pallateve te kohes kane zene trotuaret duke ndertuar ballkone apo shtesa dhe ne kete menyre kane zene siperfaqet publike. Ne shume pallate te kohes, ne katin perdhe nuk u projektohej ballkon dhe ne vend te tij ishte trotuari. Sot shume nga keto hapsira trotuaresh jane zene duke ndetruar ballkone. A mos do legalizohen edhe keto si shtesa anesore duke zene keshtu siperfaqet publike?
Për këto tipa,,,,gjoba duhet të jetë më e madhe, në varësi të vlerës së makinës,,,,,sepse për gjobat e vogla,,,mbase nuk çajnë kokën fare.
I lumtë Bashkisë Tiranë, me në krye zotin Veliaj.
Nuk ka gje me te bukur kur ligji zbatohet për te gjithe njelloj I lumte policisë bashkiake
hahahahaaha
te gjitha keto makina se bashku nuk vlejne sa nje makine deputeti
qe kur Rav4, Ford escape dhe lincoln jane bere makina luksoze
genti, Lincoln eshte makine lluksoze, njesoj si BMV, Mercedes, Audi, Lexus apo ACYRA.
Pasta c’rendesi ka ne se jane makina luksi apo jo. E rendesishme eshte se Velia dhe Rama duan te bejne shtet, ku te gjithe qytetaret jane te barabarte para ligjit. Ne Ameriken e Veriut (USA dhe Kanada) driving (te ngaret e makines) ligjerisht konsiderohet nje privilegj, pra ne se ke nje makine, kjo nuk te ben ty padron te rruges. Ate duhet ta ndash (share) me te gjithe qytetaret e tjere. Provo te parkosh vend e pavend ne SHBA apo Kanada dhe do ta shikosh se cdo te te punoje policia.
Fiks ajo qe mendoj edhe une.
Range 10 mij euro qenka luksoz? Apo Rav4 4000 euro.
ahahhaha
Ja fusni kot o milet legen, qe ju hakerreheni te zoterve te ketyre makinave dhe qe lavderoni policat bashkiake. Asnje nga ato makinat e paraqitura ne foto nuk ka bere ndonje shkelje te pafalshme. Me te renden e ka bere ajo makina qe ka ndaluar mbi vizat e bardha. Por nuk e dime sa gjate ka qendruar. Po te fusesh edhe faktorin qe mileti ecen neper rruge ne kembe si tja kete qefi dhe nuk pyet shume per viza te bardha, faji i atij shoferi nuk egziston fare. Gjobit makinen mbi trotuar!? Po sa te dalesh nga Shqiperia e mallkuar, kudo te shkosh ka plot vende ku lejohet parkimi edhe komplet mbi trotuar edhe vetem me dy rrota. Greqi, Itali, France, Spanje, Austri etj. Rregullat e parkimit duhet te jene elastike. Sidomos ne qytetet tona, ku fale planeve urbane klienteliste eshte bere kjo katrahure urbane dhe hapesirat publike thuajse nuk egzistojne me.
A mund te me thote kush se ku shkel ligjin limuzina, ne foton e fundit???
Bashkia me pionerin e Enverit ne krye gjenjen syleshet me gjoja punet qe ben. Per disa qe po ben sikur i ben. Prish lek pa fund per makeup, por nga ana tjeter nuk mbyll dot unazen e re komplet, nuk nderton dot nje ujesjelles me uje vertet te pijshem dhe te bollshem ne 24ore, nuk ngroh dot shkollat ne dimer, nuk ben dot nje sistem qendror semaforesh qe komandohen nga softe moderne, nuk ben dot nje tramvaj, trolleybus etj, etj…..
Disa prej jush qe jepni cdo dite opinionet tuaja pa rezerve, jeni aq injorante sa zoti ju lente keshtu, se po tju ndriste mendjen, do vrisnit veten nga turpi.