Epopeja e “Belle Air”: Si po zvarritet falimenti, ringrihet një komitet i ri për kreditorët

18 Korrik 2017, 10:03Sociale TEMA

Kompania “Belle Air”, e cila në vitin 2013 do të shpallte falimentin, është rikthyer edhe një herë në vëmendje, për shkak të mosfunksionimit të komitetit të kreditorëve që duhet të çojnë para procesin. Gjykata e Tiranës bëri me dije se, nga ana e administratores është ngritur si problem mospjesëmarrja e anëtarëve në mbledhje, duke bërë që procesi dhe përgjegjësitë që u ishin ngarkuar të mos avanconin.

“Sipas shpjegimeve të administratores së falimentimit në mbledhjet e thirrura prej saj apo dhe nga Komiteti i Kreditoreve, ka pasur shpeshherë moszhvillim të tyre, kjo për shkak se nisur nga numri i madh i anëtarëve të Komitetit të Kreditorëve (shtatë anëtare) një pjesë e mirë ka ndodhur që edhe pse njoftoheshin, nuk paraqiteshin” thuhet në vendimin e gjykatës i shpallur vetëm pak ditë më parë.

Duke mos qenë prezent në takime duket se anëtarët e komitetit nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre që lidhen ngushtë me mbikëqyrjen e aktivitetit të kompanisë dhe administratorit të falimentit.

Një pjesë e mirë e këtyre anëtarëve kanë qenë përfaqësues të palëve të rëndësishme të interesit ku mes të tjerash, banka ndaj të cilave “Belle Air” kishte akumuluar detyrime të larta, por duket se anëtarët e caktuar në këtë komitet kanë ndryshuar punë, duke mos qenë më drejtpërdrejt të përfshirë.

Komiteti, sipas vendimit të gjykatës, do të ketë vetëm 5 anëtarë në përbërje të tij, duke synuar lehtësimin e procedurës.

Detyrimet e “Belle Air”

Rasti i “Belle Air” ishte një nga më atipikët në Shqipëri kur kompania, edhe pse në vështirësi financiare lejoi rezervimet deri në mars të vitit pasardhës, duke bërë që mbi 52 mijë individë të përfshiheshin në vorbull.

Lista e borxheve të kompanisë përfshinte Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, por edhe disa banka. Në pretendimet që do të ngrinte në Gjykatë në vitin 2013, avokati i kompanisë do të deklaronte se borxhi ndaj të tretëve ishte rreth 52 milionë euro, kurse vlera e aseteve të kompanisë pak më shumë se 60 milionë euro.

Gjithsesi, për këto të fundit, u kërkua një vlerësim nga ekspert kontabël. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe ankandeve për të shitur asetet e kompanisë, flota e vogël e avionëve dhe pasuri të tjera kanë mbetur pezull për mungesë interesi.(Monitor)

2 komente në “Epopeja e “Belle Air”: Si po zvarritet falimenti, ringrihet një komitet i ri për kreditorët”

  1. Taqka says:

    Sido që të vejë puna, kurrë më me mashtruesit ë BelleAir !

  2. Konti Sbalta says:

    Lulzim Basha , qe shkaktari i vetem qe falimentoi “belair”, qe te mos paguante detyrimet ndaj shtetit,duke fshehur te gjitha te ardhurat e kesaj kompanije te vetme ne tregun shqiptar te fluturimeve dhe qe kishte cmimet me te larta te biletve ne rajon . Poshtersia e tij arriti deri atje sa te marre te gjitha parat e blietlave te udhetareve duke i lene ata neper aeroporte ndersa punonjesve te agjensive te veta nuk u dha as asistencen e nevojshme.Tashti ky Sudja i diteve tona luan loje me ” administratore”per te marre edhe ato therrime qe kane mbetur , sic beri me Ilir Celikun qe e urdheroi te merte vendimin e falimentimit te kompaniseLe ti shtohet edhe kjo “merite”biografise shume te pasur te Lulzim Bashes qe ze fill me bemat ne Kosove e vazhdon me rrugen Durres -Morine ,”paktin “detar dhe ngjarjet e 21 Janarit .Ky njeri sot konkuron per kryetar partie ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje