Kryeministri Edi Rama në turin e dëgjesave, është ndalur sot në Vlorë.
Gjatë dëgjesës, ai është përballur me shqetësimin e një qytetari, i cili i tha Ramës se dëshiron të largohet sa më parë nga Shqipëria, me çdo lloj mënyre.
Qytetari: Do iki në azil, do përpiqem me çdo metodë të iki. Ky vend s’ka as drejtësi, asgjë. Nuk rri më…
Rama: Ka mundësi mos të më ndërpresësh,të lutem shumë? Mos na shqetëso, unë të dëgjova…
Një pensioniste i tha kryeministrit: “Zoti, kryeministër, u gëzova shumë që ti fitove. Tani bë shtet me ligje. Ndaj punuam të fitoje, tani i ke të gjitha…”
Ndërsa një punonjëse e inspektoriatit të tregjeve ngriti disa shqetësime lidhur me pengesat që haste në punën e saj.
Rama: Djali jepja mikrofonin atij aty, ore jepja. Ke hall ti, do flasësh gjë? Ehuu, jepja asaj me kapele, asaj me kapele… Ka mundësi me radhë?
Pasi ka dëgjuar shkurt ankesat, kryeministri ka marrë fjalën.
“Unë jam dhe deputet dhe më takon të dëgjoj, më vjen shumë keq që të dëgjova me respekt”, iu drejtua Rama një banoreje që e ndërpreu gjatë fjalës.
Kjo situatë ndërprerjesh shoqëroi tërë fjalën e tij, aq sa Rama ka reaguar sërish i nervozuar.
“Jo nuk të fal, s’të fal dot, unë të dëgjova, nuk të fal dot, a është e mundur të vazhdoj, mos na shqetëso”, tha Rama, duke iu drejtuar një qytetari.
Një tjetër banor iu kthye Ramës: “Po na na e hoqe të drejtën e fjalës fare?”
Rama: Si jeni kështu, nuk e kuptoj, jemi edhe në televizion na shohin të gjithë, thonë po ca bëhet këtu. E thonë pastaj pse u shpall pavarësia në Vlorë.
o lugat nuk do jeme kurre me ty..vetem kunder grekve e serbeve do me kesh me ty..po ktit thuj hik e mos ta pafsha bojen..du me hik thote..po hik kush po te ma..sa me shpejt aq me mire
Z Rama,largo te gjithe drejtoret ne Vlore,me ne krye Albanen e arsimit,Rezartin e hipotekes,Dr. e spitaleve,qypin e ujesjellesit…..te gjithe pa perjashtim,si ata qe varen nga qeveria dhe ata qe jane ne vartesi te bashkise ,se na i kane sjelle zorret te gryka.jane vetem shitesa te vendeve te punes,.abuzues dhe super te korruptuar.
Rama:
Edhe specialistit te Beratit, megjithese ngriti probleme thelbesore per bujqesine, ia nderpreve fjalen;
Po specialisit medioker, qe te kishte pergatitur fjalen para samitit te naftes ne Turqi, pse ia degjove fjalen?
Shume tu duk si KRYEMINISTER 220mlion barrela nafte, qe jane nje kafshate e paperfllshme per investitoret e naftes?
Po behet nje corbe qe as Rama vete nuk ka per te dale paq po nuk e perfundoi sa me shpejt kete eksperiment social. Secili theret per hallet e tije qe nuk filluan para 2 apo 3 vjetesh por para 25 vjetesh minimalisht. Mereni me mend se sa vrer ka ky popull per administrsten. Besoj se po tju jepeshe mundesia te mernin armet (larg qofte) te paret qe do vieshin ne shenjester do ishin punonjesit e administrates. Prandaj fuqia i jepet popullit por me anen e ligjit dhe zbatimit te tije dhe jo fuqi e drejtperdrejte se perndryshe pasojat jane katastrofike. Rama ben mire ta mbyll sa me shpejt kete eksperiment dhe te happen nje apo disa zyra te reprezantuesve te parlamentit neper rrethet ku ata kane kandituar dhe u zgjodhen deputet dhe ti vien punes. Te meren me hallet dhe vertetimet e ketyre ankesave qe kane qytetaret ne menyre juridike dhe ligjore por jo keshtu rrugeve lart e poshte dhe perpara kamerave. Njeri thote te shkarkohen ter drejtorat tjetri thote ter doktoret e infermjeret. Dmth njeri gozhdes dhe tjetri patkoit i thone kesaj. Problemi numer nje per kete shtet diet qe eshte sistemi i drejtesise dhe pershkallezohet avash avash neper vende te tjera. Qe atje ta nisni se te tjerat rregullohen.
Reforma e pensioneve, eshte perkujdesur per t’ju shtuar vite pune,punonjesve qe kane menduar se I kane mbyllur detyrimet me sigurimet shoqerore.
Rradhe te gjata ,shikon ne datat e marrjes se pensioneve,sorrollatje per dekumenta,per ata qe jane lajmeruar per daten e daljes ne pension.
Dosja personale e punonjesve duhet te jete detyrim per nje shtet serioz,ne momentin kur del ne pension,te jete e shoqeruar me te gjithe dekumentacionin,ku vertetohen vitet e punes.Arsimtar,mjek,punonjes policie etj,qe nje jete kane punuar ne shtet,shteti i kerkon dekumentat te cilat i ka ne sirtaret e saj
Per habine e te gjitheve, i kerkohet punonjesit,te vertetoj vitet e punes,duke kerkuar dekumentat ne shtet.
Reforme RRUMPALLE !
Ne vitet -50te nje i papune kerkoi takim dhe u prit nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv te atekoheshem ne takimet me popullin.Si e degjoi kerkesen e qytetarit,kryetari i thote se mbajten shenim e do t’a njoftojne.Qytetari i varfer ngulte kembe ne kerkesen e tij dhe nuk i ndahej kryetarit.Ky i fundit i thote:”Po ik tani e mos na shqeteso me gjate!”
Qytetari nuk iku por i thote kryetarit:”Po c’ish t’i bej hallit u mor zoti,shoku, krietar.Kam nje tufe me kalamaqer.Une u them am nje pune,nuk me ep.Am leje te vete mbe Greqi uk me ep,epo am leje te bitem nde lume ahere!”
Ata persona qe nuk e linin Kryeministrin te fliste,duke ja nderprere fjalen, jane nga ata te pd-ke ,te futur apostafat per konfuzion.Berisha dhe Basha po pullcasin nga inati,se pse Rama po bashkbisedon me popullin.Rama po bene gjene me te mira ne kete raste, se dhe programi i qeverise do behet me punene e popullit.Ai personi qe kerkonte te ikte ne azil,le te iki e ne te semes shkoft,nuk na prish pune fare.Shqiperia do behet me e mire,me e bukur dhe me e begat.