Tërmeti në Greqi, ambasada: Nuk ka shqiptarë të lënduar

21 Korrik 2017, 10:30Rajoni TEMA

Pas tërmetit të fuqishëm në Ishullin Kos ku mbetën më shumë se 100 të plagosur, ambasada shqiptare në Greqi bën me dije se nuk ka shqiptarë të lënduar.

Ambasada sqaron se viktimat ishin një turk dhe një suedez.

Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez).

Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar.

Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”, thuhet në njoftim.

3 komente në “Tërmeti në Greqi, ambasada: Nuk ka shqiptarë të lënduar”

  1. Andreas says:

    Nje nga tre personat ne gjendje me te rende, eshte shqiptar! KA thyer shtyllen kurizore. Keta te ambasades jane ne zyra apo ne ndonje plazh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje