Lista Serbe nuk do të marri pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi

23 Korrik 2017, 17:03Rajoni TEMA

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Si kryetar i Listës Serbe, ju falënderoj për ftesën për konsultime për datën e seancës konstituive të Kuvendit dhe ju them se Lista Serbe nuk do të shkojë në ata takim”, është shprehur Goran Rakiç i cili ka shtuar se pas konsultimeve me Beogradin do të vendoset edhe mbi koalicionet e mundshme që kjo forcë politike do të bëjë.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë një jetë më të mirë në Kosovë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet nesër vetëm me zyrtarët e PAN-it, pasi partitë e tjera kanë paralajmëruar se nuk do të shkojnë në Presidencë për këtë takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje