VIDEO/ "Qejf o qejf, o qerrata”, dëgjesa publike e ministres del nga parashikimet

23 Korrik 2017, 16:49Politika TEMA

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Edi Rama urdhëroi deputetët e PS-së që të fillojnë një tur bashkëbisedimi me qytetarët në të gjithë Shqipërinë, me qëllim për të hartuar një raport përfundimtar lidhur me problemet e banorëve në çdo zonë.

Por duket se organizimi i këtyre dëgjesave në disa raste po shërben edhe si mundësi për argëtimin e banorëve në zonat ku këto takime organizohen.

I tillë ka qenë edhe rasti i publikuar nga vetë ministrja në detyrë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila në një video të hedhur në “Facebook”, që e ka titulluar “Funny moments” (momente gazmore”, tregon se si “dëgjesa publike” me socialistët e Kuçovës është shndërruar në një aheng me këngë e valle.

Do këndojmë dhe bëjmë shaka, qejf o qejf o qerrata”, është teksti i një këngë që ka ngritur në valle socialistët e Kuçovës, moment të cilën ministrja Felaj ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në “Facebook”.

2 komente në “VIDEO/ “Qejf o qejf, o qerrata”, dëgjesa publike e ministres del nga parashikimet”

  1. Fieri says:

    E ku qendron e keqa ketu? Po pse mos te kendojne kur hane e pine me parate e tyre? Po te hane e pine me taksat tona u mbetshin ne gryke!

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Po plakes nga berati ja prene prap
    Dritta qe ja lidhe ti para votimeve
    Tani ti qejf o qejf o qerrata
    Plaka qirine ne dore e mba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje