Skema e re e qeverisë/ 10 ministrat dhe mega-ministritë e reja të kabinetit Rama?

23 Korrik 2017, 13:32Politika TEMA
Skema e re e qeverisë/ 10 ministrat dhe mega-ministritë e reja të

Një qeveri të vogël. Edi Rama në një tavolinë me 10 ministra.

Kjo është skema më e fundit organizative që del nga zyrat e qeverisë, nga një grup pune që po punon për ristrukturimin e kabinetit.Sipas burimeve të newsbomb.al, duket se kjo është vetëm një platformë paraprake por kryeministri ka kërkuar që të shkurtojë sa më shumë numrin e kabinetit që do të drejtojë.

Kështu, nga telefonatat që bënte me 20 ministra, ai do të ketë në celularin e tij vetëm 10 numra telefoni të ministrave që do të jenë në kabinet.

Pritet që skema e re organizative e qeverisë të hajë debat, sepse do të duhet ndryshimi I një varg ligjeve dhe kushtetutës për shkak të skemës së re. Adaptimi në cdo rast I legjislacionit, nëse do të pranohet ky variant do të shkaktojë më shumë punë për parlamentin dhe kryetarin e ri të saj që sipas gjithë deklaratave të deritanishme, do të jetë Gramoz Ruci.

E megjithatë, pritet të krijohen megaministritë, për të cilat, që tani është menduar nga një emër. Edi Rama ka vendosur të mbajë edhe një zëvendëskryeministër.

Ja si mendohet skema e re e qeverisë:

Kryeministri

Zv/kryeministri

Ministria e Jashtme dhe Integrimit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Brendshme dhe decentralizimit

Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit

Ministria e Energjetikës

Ministria e Financave, ekonomisë dhe turizmit

Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve

Ministria e Transporteve, Zhvillimit urban dhe Inovacionit

Ministria e Shëndetësisë

10 komente në “Skema e re e qeverisë/ 10 ministrat dhe mega-ministritë e reja të kabinetit Rama?”

  1. KORÇARI says:

    Ministria e Inovacionit ??????.Domethënë ??????? Në Shqip çdo të thotë?????
    Mos ndoshta në SHQIP thuhet Ministria e ZHVILLIMIT ??????
    TURP PËR QEVERINË NË RRADHË TË PARË QË ANASHKALON GJUHËN SHQIPE DUKE PËRDORUR DHE ZYRTARISHT TERMA TË HUAJ, NDËRKOHË QË KA TERMA SHQIP.

  2. petrit says:

    Kjo eshte skema me e mire ! Edhe ne kohen e Enverit kishim 1- Ministri te arsimit dhe kultures ,1 – Ministri te buqesise pyjeve dhe mjedisit . nuk e kemi kuptuar ceshte kjo Ministri Integrimi , Te jete nje me Minisrine e jashtme . Por une mendoj se duhet nje Ministri te Industrise se lehte dhe Ushqimore , gjithsesi me pelqen ky projekt.

  3. Zzzzzz says:

    E DREJTE AJO QE THOTE KORCARI

  4. Fieri says:

    Per mendimin tim nje projekt ideal.

  5. spartaku says:

    Mendoje se eshte qeveri e vogel.Shteti ka shume pune,qe akoma nuk kane filluar.Per te bere pune te mire duhet nje qeveri pak me e madhe, te pakten 13 ministra.

  6. Bogonica says:

    Korcari,shume e drejte vrejtja juaj,Te falenderoj,kush ka vesh te degjoje kush ka sy te shikoje.

  7. DALLTON says:

    Zoti K/Minister per qeverine ke menduar shume mire per 10-te ministrite ,se sa me shume ministry te jene aq me te medha shpenzimet ,qesen e shtetit e ke ti ,por do te besh mire ne parlament ta shtrosh edhe numurin e deputeteve nga 140,qe jane sot a mundet ta reduktosh ne 70-deputete se per nji SHqiperi me 3-milion banore perse nevoten 140- deputete,kur U.S.A. ne 50-te shtete ka 100- senator e ne kemi 3-fishin e tyre ,ku deputetet ne parlamentin SHqiptar ne keto 27-vite “Demokraci”te Majte apo te Djathte” jane bere Milionere ,ku partite ne SHqiperi jane kethyer ne prona private,kryetaret e partive qendrojne nga 25-deri ne 30-vjet k/partie ,ne fund ja u dorzojne partine grave te tyre ,per ta bere dynasty dhe jo Demokraci

  8. partia ime says:

    Avash avash…
    do te vogelojme edhe me, Qeverri
    gjer kur do jete Vetem Ai…!

    Edi e di , i di te tera
    aq larg e Thena nga e Bera
    Do flase A I, Ai do vendos
    on line, twittwr, Ju…Aty poshte!

    Ka gjak mbretnuer
    dhe miq te forte
    argate-ministra
    te tjeret…kot!

    Por degjon Popllin
    Rreth e qark tij
    Kwrkon te ngjaj, si Ay…!

    Tryeza eshte, te Zyre e Tij
    Karrige-vetem
    Jarrike e tij…
    S’gjete karar, shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje