“Shpërthen” gazetari investigativ: Kjo përrallë veç Bashës i ndodh, bashistë më jepni një dorë...!

23 Korrik 2017, 12:19Politika TEMA

Të gjithë janë të habitur jo me fitoren e Lulzim Bashës për kreun e PD por me një pjesmarrje të tillë dhe me një thellësi të tillë.

Teksa bëjnë krahasimet me bojkotin e gjithashëm në zgjedhjet e 25 qershorit, tashmë dyshimet mbi Bashën janë akoma të mëdha, ndërkohë që e ngarkojnë me përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve.

Gazetari Taulant Kopliku, i cili aktualisht është tek emisioni investigativ “Le iene” në Itali, i ka cilësuar fitoren e djeshme të Bashës një përrallë, që i ndodh vetëm atij.

Në rrjetin social, ai shkruan se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit e bojkotuan Bashën 200 mijë zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet në parti merr 20 mijë vota më shumë.

Për një shpjegim më të thelluar, Kopliku iu drejtohet të gjithë bashistëve në rrjetet sociale që t’i japin një dorë.

Postimi i gazetarit në rrjetin social:

Ne zgjedhjet e pergjithshme e bojkotojne 200 mije zgjedhjes, ne zgjedhjet ne parti i shtohen 20 mije vota.

– Shenon humbjen me te thelle ne historine e partise Demokratike, fiton ne zgjedhjet per kryetar, 90% te votave.

– Deklaron para nje muaji se do marre persiper te gjitha pergjegjesite, ndersa ne gjitha takimet ia hedh pergjegjesite atyre qe i perjashtoi nga fushata.

Kjo perralle veç Bashes I ndodh. Sesi mund te justifikohet, kam bashiste plot miq ne fb. Le te me japin nje dore.

1 komente në ““Shpërthen” gazetari investigativ: Kjo përrallë veç Bashës i ndodh, bashistë më jepni një dorë…!”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ a ne gazetar investigativ
    Na e jep nji pergjigje
    Pika Italise ku paska perfundu
    Jane ATA qe u mashtruar nga gruppo kunder qe te MOS votoni ne zgjedhjet e pergjithshme
    Nuk jam bashist por edhe keto ftyra te korruptuar nuk i du.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje