Pa kostum politikani dhe me fanellën e Mesit e kapelen mbrapsht si repist, Kreshniku kthehet në atdhe

23 Korrik 2017, 12:06Politika TEMA
Pa kostum politikani dhe me fanellën e Mesit e kapelen mbrapsht si repist,

Pasi nuk e pa veten në listat për kandidat të Partisë Demokratike, kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi se i zhgënjyer do të largohej nga vendi

Por, Kreshniku Spahiu duket se ka vendosur ta kapërdijë dëshpërimin dhe ka vendosur të kthehet turist në vendin e tij. Fotot e siguruara sot nga GSH.al, tregojnë se ai po e kalon këtë të diel në plazhin e Malit të Robit.

Me kapelen e kthyer mbrapsht si repist, me fanelën e Lionel Mesit me numër 10 dhe me pantallona të shkurtra ai është shfaqur ditën e sotme më i relaksuar se kurrë.

Jemi mësuar ta shikojmë shpesh me bluzën kuq e zi, por këtë fundjavë, ai e ka “tradhëtuar” këtë zakon, duke u ndjerë komod edhe me bluzën e Barcelonës.

Kreshnik Spahiu është fotografuar në shoqërinë e një femre, teksa është duke shijuar drekën në ambientet e një restoranti buzë detit.

6 komente në “Pa kostum politikani dhe me fanellën e Mesit e kapelen mbrapsht si repist, Kreshniku kthehet në atdhe”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Kreshnik te doli fjala PA kalu nji muaj
    Pd e zu mallkimi yt.

    1. opa opa says:

      I zgjut Kreshniku,si katunari nga Fieri ?

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Kreshnik te doli fjala PA kalu nji muaj
    Pd e zu mallkimi yt.

  3. Vjosa says:

    O vari……arin ketij legeni,fajin e kane gazetaret qe merren me te duke i dhene rendesi.Ma prishi humorin e dites

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Opa Opa
    A je noj komentues me pagese
    Katunari nga fieri ty ste merr as me i rujte gomarin.
    Por e thash me kuptimin se i qendroi deri ne fund ne krah bashes kur
    Gruppi kundra i PD i fuste ujin nen rrogoz bashes.
    Je i Vogel ti o cun
    Nuk i kupton Ca gjona.

  5. ladi says:

    Nuk i falet Lulushit ajo qe beri se Nik Spahia duhej te ishte ne listat e sigurta,ai edhe u perdhunua u rrah tek cadra,mbajti peshen e cadres mbi shpine por pabesia ska fund.Nuk e meritonte Niku kete anashkalim ai ishte burre i zoti,a nuk e mbani mend kur i hidhte xhamadanin anti plumb Saliut para kryeministrise dhe pd-istat pa pik turpi e rrahen ne cader kur ai mbronte nga plumbi legjendarin e tyre.Sinqerisht jam shume i prekur per kete mosmirnjohje karshi nik bishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje