SHBA tashmë do të këtë dhe një aeroplanmbajtëse me shumë në dispozicion të ushtrisë së saj.
Gjatë inaugurimit të aeroplanmbajtëses me të re amerikane, presidenti Donald Trump tha se ajo i dërgon mesazh botës për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Më tej Trump theksoi se aleatët amerikan mund të relaksohen, por armiqtë e Amerikës do të “tronditen nga frika”, kur ata ta shohin anijen e re.
“Zoti e bekoftë dhe udhëheqtë këtë luftanije dhe të gjithë ata që do të lundrojnë në të”, tha Trump.
Aeroplanmbajtësja e cila u inagurua dje mban emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford.
Për ndërtimin e anijes e cila peshon 100,000 ton, janë dashur 8 vite dhe ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë.
Aeroplanmbajtësja me repart atomik, do të mbajë në bordin e saj afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet.
Ajo është aeroplanmbajtësja më e madhe dhe më e avancuar në historinë e botës.
Is my President, the best man ever.