Sot demokratët votuan për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
Votimi ka perfunduar ne oren 19:20 ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit ne te 12 qarqet.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të gjitha kutitë e votimit do t’i drejtohen Tiranës dhe numërimi, nuk do të fillojë pa ardhur të gjitha kutitë në Tiranë, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Në selinë blu kanë mburritur edhe kutitë e para, ato të njësisë numër 10 dhe njësisë numër 13. Janë nisur për të ardhur drejt Tiranës edhe kutitët nga degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Komisioni i operacioneve elektorale njofton per pjesmerrjen ne votime e cila ka qene e larte:
Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:
Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë
Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Ahaha paska pede-ja 100 e kusur mije antare???. Kete xhevahir as Shab Memia nuk do ta besonte. Sepse eshte nje cete kriminale e ngritur mbi genjeshtren keshtu qe edhe fundi I saj do jete fatal.
Komisioni i operacioneve elektorale ka harruar te njoftoje edhe pjesmarrjen edhe ne rakun e…BEOGRADIT ku votuan 100 mije vete nga 50 mije antare te UDB-se!
MARSHALLA NA KA DALE NUSJA !!!???
NUK DUHET MERZITUR, PD-ja , MENDER ME THENE NE KETO 25 VJET KURRRRRRE NUK E KA CIKUR VOTEN E LIRE QOFTE DHE VOTEN E SHTERNGUAR NGA SALI PELIVANI. TE RRONI E TA GEZONI SHKERMOQIEN E PD-se.