Afati zyrtar i përfundimit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar.
Pas mbylljes së votimit në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të gjitha kutitë e votimit do t’i drejtohen Tiranës.
Nuk do të fillojë numërimi, pa ardhur të gjitha kutitë në Tiranë, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Mendohet të jetë mesnata momenti kur të fillojë numërimi, proces i cili do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit deri kur të përfundojë dhe të zgjidhet kryetari i ri i PD-së.
Numri i anetaresise se Partise Demokratike cila ka votuar deri ne oren 18.00 ishte 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.