Topalli zbulon "sekretin" e Berishës: Është i shqetësuar. Ja komunikimi im me të

22 Korrik 2017, 18:14Politika TEMA

Deputetja demokrate Jozefina Topalli komentoi në studion e gazetares Nisida Tufa edhe deklaratën e ish-kryetarit te PD Sali Berisha pas votimit per kryetarin e ri.

Ai tha se gjithcka po zhvillohet sipas statutit, kur u pyet nese Basha duhet te jepte doreheqjen pas rezultatit te PD ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Por Topalli tha se Berisha ne deklaraten e tij te bere sot ka treguar se eshte i shqetesuar.

“Ai është shprehur edhe sot. Unë e shoh të shqetësuar zotin Berisha, sot në deklaratën e tij shprehu shqetësim. Ato që e kanë krijuar PD, ato që e kanë drejtuar, por edhe cdo demokrat i thjeshtë që ka besuar të kjo forcë politike e dinë cfarë do të thotë kjo situatë për PD. I vetmi njeri që s’ka asnjë ndjesi njerëzore është Lulzim Basha.

Nuk arrin të gjesh një shpjegim si ka mundësi nuk arriti në 4 vite të bënte zgjedhjet në PD, pyetja e parë më elementare.

Sali Berisha me 230 mijë vota më shumë ka dhënë dorëheqjen pas dy mandatesh qeverisje, Basha në opozitë, me minus 230 mijë vota nuk jep dorëheqjen”, u shpreh Topalli.

2 komente në “Topalli zbulon “sekretin” e Berishës: Është i shqetësuar. Ja komunikimi im me të”

  1. USA 2005 says:

    Ju moj Zonja .Zhelefinë ngrini shumë ????????? se përse z.basha nuk dha dorëheqen nga PD ? Përgjigja është e thjeshtë , ju dhe babai I partisë suaj që ende nuk guxoni ta kritikoni ju katandisi në një parti të shpartalluar . Fitorja e popullit të thjeshtë që ju ka votuar verbërisht për më shumë se 25 vjet është se tani ju shpartalloj me votë . Puuuu farë e keqe .

  2. MONIKA - NEPERKA PIKA-PIKA says:

    Nuk eshte e njejta gje , si te thuash “ata” , dhe thua “ato” ! Gabime
    te tilla , nuk i lejohen as nxenesit te kl.IV fillore ! Mostra te tilla
    kerkojne me ngulm te rrine ne krye te vendit , sa te jene gjalle !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje