FOTOT/ Gara në PD, tjetër pabarazi, përfaqësuesit e Selamit: Në qendrat e votimit është vendosur fotoja e Bashës

22 Korrik 2017, 13:50Politika TEMA
FOTOT/ Gara në PD, tjetër pabarazi, përfaqësuesit e Selamit:

Që gara në PD po zhvillohet jashtë çdo lloj standardi kjo tashmë dihet nga të gjithë. Një tjetër skandal e ka shoqëruar procesin ditën e sotme ku shfaq edhe njëherë pabarazinë mes kandidatëve.

Përfaqësuesit zgjedhorë te kandidatit Eduard Selami kanë paraqitur pranë komisionit elektoral dhe kryetarit të këtij komisioni, Jemin Gjana, një ankesë zyrtare për parregullsitë që po shoqërojnë procesin zgjedhor dhe pabarazinë e tij.

Në disa qendra votimit janë vendosur fotot e kandidatit Lulzim Basha, gjë që nuk lejohet pasi intimidon direkt votuesit dhe i bën ata jo të lirë për të votuar atë që dëshirojnë. Një nga qendrat e votimit ku ka ndodhur ky fenomen është njësia 5 në Tiranë siç shihet edhe na fotot.

Përveç kësaj, në qendrat e votimit, vijet re prezenca e kryetarëve të degëve që në mënyrë direkte bëjnë presion mbi votuesit për të votuar kandidatin Basha.

Këto parregullsi ndikojnë seriozisht në rezultatin e garës dhe e bën këtë proces të manipuluar.

Kryetari i komisionit elektoral, Jemin Gjana, tashmë duhet të kthejë një përgjigje zyrtare lidhur me këto parregullsi dhe si do të zgjidhen ato, për të patur një proces të ndershëm.

1 komente në “FOTOT/ Gara në PD, tjetër pabarazi, përfaqësuesit e Selamit: Në qendrat e votimit është vendosur fotoja e Bashës”

  1. Bert says:

    Haha miu Gjana.Miu Gjana,doli dje ne nje interviste ne tv,kishte zberdhyer nja dy kopsa te kemishes dhe kishte edhe varse rreth qafes.Mu kujtua viti 1992-93,ku varset ishin qellim me vete.Pamja e miut Gjana,si e tëre,eshte primitive,por edhe me varsen i kishte vene vulen primitivitetit te tij.Se si mund te shpresoje Pd-ja tek ky mi,nje zot e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje