Frika e Bashës po prish zgjedhjet

22 Korrik 2017, 13:21Politika TEMA

Perfaqësuesit zgjedhorë te kandidatit Eduard Selami kanë paraqitur pranë komisionit elektoral dhe kryetarit të këtij komisioni, Jemin Gjana, një ankesë zyrtare për parregullsitë që po shoqërojnë procesin zgjedhor dhe pabarazinë e tij.

Në disa qendra votimit janë vendosur fotot e kandidatit Lulzim Basha, gjë që nuk lejohet pasi intimidon direkt votuesit dhe i bën ata jo të lirë për të votuar atë që dëshirojnë. Nje nga qendrat e votimit ku ka ndodhur ky fenomen është njësia 5 në Tiranë siç shihet edhe na fotot.

Përveç kësaj, në qendrat e votimit, vihet re prezenca e kryetarëve të degëve që në mënyrë direkte bëjnë presion mbi votuesit për të votuar kandidatin Basha. Këto parregullsi ndikojnë seriozisht në rezultatin e garës dhe e bën këtë proces të manipuluar.

Kryetari i komisionit elektoral, Jemin Gjana, tashmë duhet të kthejë një përgjigje zyrtare lidhur me këto parregullsi dhe si do të zgjidhen ato, për të patur një proces të ndershëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje