Porositi vrasjen e aktorit për 80 mijë euro, arrestohet bashkë me ekzekutorin, policia jep detajet

22 Korrik 2017, 12:48Politika TEMA
Porositi vrasjen e aktorit për 80 mijë euro, arrestohet bashkë me

Policia ka zbardhur detaje nga atentati me armë që ju bë aktorit Mishel Manoku (Prela) në lagjen “Partizani”, Tiranë.

Në një deklarate për mediat policia sqaroi sot se atentati që perfundoi me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ishte i porositur me qëllim vrasjen e tij, madje kundrejt një shume të madhe parash.

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu për ekzekutimin e tij janë paguar 80 mijë euro, që porositësi do t’ja jepte autorit të krimit.

Në pranga sipas Veliut janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpuëntorët e tyre, pjese e një grupi të strukturuar kriminal.

Blutë bëjnë të ditur se krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë.
Të arrestuarit

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, porositësi

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, autori i atentatit

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

Deklarata e policisë
Gjithashtu në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela, ju informojmë se:

Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal .

Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278, të Kodit Penal.

1 komente në “Porositi vrasjen e aktorit për 80 mijë euro, arrestohet bashkë me ekzekutorin, policia jep detajet”

  1. Rrufeja says:

    Nje shume te madhe parash thote policia.Plot 80mije euro.
    Po te jene rrota kari komplet(policet)!
    Ne vend qe te thone per 1shume qesharake thone shume e madhe.Hajde parandalim i krimit hajde.
    Vetem sivjet me duket se jane kapur 3grupe me pagesi…i bie..te therasi dikush ne kafen e lagjes se ma ka bere borxh dikushi…nja 10duar te ngrituar direkt…sa jep?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje