Lulzim Basha flet për herë të parë pasi siguroi votat për një mandat të dytë për të drejtuar edhe 4 vite të tjera Partinë Demokratike.
Teksa falënderoi të gjithë demokratët për votën e tyre, Basha theksoi se demorkatet dolën dhe votuan duke shënuar rekord në zgjedhjet një anëtar një votë.
“PD tregoi dje se është forca politike më vitale në vend me 60 mijë anëtarë që dolën dhe votuan duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe sot në Shqipëri, një rekord me votimit një anëtar një votë.
Kjo pjesëmarrje masive për zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë. Është shenjë se ata janë të fortë dhe se ata janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë gati të punojnë bashkë. Është mesazhi se e ardhmja e PD-së është e sigurt.
Dua të falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë. Dua të falënderoj komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që punuan me përkushtim.
Dua të falënderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt dhe u bëri thirrje të marrin pjesë dhe ta votojnë. Sot jam i prekur dhe mirënjohës ndaj të gjithë ju demokratëve për besimin që më dhatë. Unë i njoh shqetësimet tuaja, i di brengat dhe njoh shpresat.
Vota juaj për mua është një borxh i madh, borxh që do t’ua kthej duke punuar çdo çast. Borxh që mund të kthehet vetëm duke e kthyer Partinë Demokratike në drejtimin e fateve të vendit.
Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga droga, dhe kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë dhe një kauzë që do të shkojë përpara pa u ndalur.
Gara tregoi se PD është një parti e madhe, perëndimore, parti evropiane. Ne demokratët vërtet humbën zgjedhjet, por nuk humbën besimin tek partia jonë”, tha Basha.
Ha,ha,ha, ç’jam fry tu qesh. Luli je i pa pamë, ty s’ta bën trrc syri, ty s’të skuqet faqja. Je unik o shoku dhe lum partiaqë të ka. Ti dhimbjen e kthen në forcë. Përpara Lylzim drejt, fitoresh (vjedhjesh) të reja.
Gallate komplet.Lum Pd-ja perseri.
Zoti Basha suksese ne detyren e re si kryetar i PD dhe shum shpejt Kryeminister i shqiperis sepse kjo shqiperi e konsumuar dhe shum e lodhur nga Sperma Enveriste po shkon ne gremine dhe ka nevoj urgjente per tu shpetuar dhe zhvilluar dhe ju jeni e vemja shprese e shqiptarve.
ALPINI,
Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron0
Gjate gjithe historise se PD versioni kryesor ne te gjitha zgjedhjet eshte vjedhja e votave dhe manipulumi i tyre,Luli edhe mos te kishte fare ,kundershtar do te dilte me nje rezjtat me negativ, telk 70 perqindeshi,
Urime Lul si ne 1996 me 93 peqind
Mentar o koke k…r.
ALPINI,
UJku qimen e nderron por zakonin nuk e harron,
PD asnje here nuk ka fituar ne zgjedhje pa i manipuluar dhe vjedhe ato, Urime Lulit per fitoren historike 95 perqind, Kaq nuk do te kishte marr edhe sikur te mos kishte konkurent,
ALPINI,
AUAJKU QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN NUK E NDERROM
Urime Lulit per fitoren spektakolare mbi 90 perqin, Me keterezltat nuk do te dilteedhe sikur te mos kishte fare konkurent, Keto jane mrekullite e PD se,
ALPINI
UJKU QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN NUK E NDERRON,
Urime per fitoren spektakolare o Luli me rezltat mbi 90 perqind, kete rezultat nuk do ta arrijshe edhe sikur te mos kishe asnjerival,