Kur PD-ja fitoi zgjedhjet për herë të parë (në vitin e largët 1992), për të votuan 1 milion e 60 mijë zgjedhës nga 1.6 milion pjesëmarrës (përkundrejt 460 mijëve që votuan për të para një muaji, nga 1.6 milion pjesëmarrës). Në fillim të viteve ’90, nuk zhvilloheshin sondazhe, por mund të thuhet pa frikë se shumica dërrmuese e të persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist votuan atëherë për PD-në.
Me kalimin e viteve, votat për PD-në pësuan firo të vazhdueshme. Pavarësisht mungesës së sondazheve, mund të thuhet se kjo firo ndodhi edhe pse PD-ja, dalëngadalë, e humbi mbështetjen e të persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist. Le të kujtojmë se në vitin 1994, vetëm dy vjet pas ardhjes së PD-së në pushtet, kjo shtresë zhvilloi një grevë urie, e cila u shpërnda me dhunë nga shteti i drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha.
Dhe vijmë në ditët tona, kur sondazhet janë bërë pjesë e natyrshme e jetës publike.
Nga një sondazh që zhvillova para dy vjetësh për fondacionin e djathtë gjerman Konrad Adenauer, rezultoi se 30% e zgjedhësve shqiptarë me banim në Shqipëri janë nga familje që u persekutuan prej regjimit komunist për shkaqe politike ose pronësie (çereku i tyre janë nga familje që kanë patur fillimisht raporte të mira me regjimin komunist, por më vonë u persekutuan prej tij). Duke e përkthyer përqindjen e mësipërme në numra zgjedhësish mund të thuhet se rreth 660 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj shtrese (s’mund ta dimë se sa jetojnë jashtë vendit); jo të persekutuar janë 1,540,000 dhe gjithsej zgjedhës në Shqipëri, 2,200,000 vetë. Dhe sa prej këtyre zgjedhësve votuan në 2013-ën për partitë që e mbajnë veten për të djathta?
Nga sondazhi rezultonte se gjysma e tyre, rreth 330 mijë, votuan për këto parti në zgjedhjet e para katër vjetëve, rreth 120 mijë votuan për koalicionin e majtë dhe 210 mijë nuk morën fare pjesë në votim në totalin prej 660 mijë zgjedhës ish të persekutuar.
Janë pikërisht mospjesëmarrësit e 2013-ës (210 mijë), që mund të konsiderohen si zgjedhës të djathtë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura ndër vite të partive që pretendojnë se janë të djathta.
Teorikisht, ky përbënte një rezervuar të mundshëm të votave për PD-në në zgjedhjet e 25 qershorit. Por rezultati në 25 qershor, sidomos në zonat urbane (ku jeton shumica dërrmuese e ish të persekutuarve), tregoi se pati një korrelacion të fortë mes rënies së numrit të pjesëmarrësve dhe rënies së PD-së, në krahasim me katër vjet më parë. Gjë që shërben si indicie se 210 mijë ish të persekutuarve që nuk votuan për PD-në para katër vjetësh u janë shtuar edhe shumë të tjerë (ndoshta mund të jenë bërë tani 300 mijë).
Që PD-ja të bëhet sërish një parti konkurruese për pushtet, duhet t’i bindë këta qindra mijë ish votues natyralë të saj të rikthehen në kutitë e votimit. Ajo duhet të bazohet në disa pika programore, që APD-ja (Aleanca Popullore për Drejtësi) i kishte në programin e saj, si, dekomunistizimi, muzealizimi, rehabilitimi i ish të persekutuarve të regjimit komunist dhe pronave të tyre, diaspora dhe shteti ligjor.
1– KOMUNISTIZIMI – Ndërmarrja e iniciativave ligjore për dënimin dhe korrigjimin e krimeve komuniste, heqjen e titujve dhe dekoratave të diktatorit komunist, nomenklaturës së lartë si dhe të gjithë shpurës të sigurimit të shtetit, si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me lustracionin.
2– MUZEALIZIMI, KURRIKULAT SHKOLLORË DHE VLERËSIMET HISTORIKE – Krijimi i muzeve të kujtesës në vendet e vuajtjes, ballafaqimi i nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist nëpërmjet kurrikulave si me anë të ekskursioneve, ndërtimin e memorialit Kombëtar të Kujtesës në Tiranë së bashku me murin e Nderit, përmbyllja e plagës së gjetjes së eshtrave të viktimave të komunizmit dhe martirëve të lirisë, caktimin e një date përkujtimore, ku i gjithë shteti dhe shoqëria shqiptare në mënyrë solemne të nderojë e respektojë viktimat e regjimit komunist si dhe martirëve të lirisë.
3– REHABILITIMI – Përmirësime gjithëpërfshirëse të ligjit të cungët të dëmshpërblimit (përfshirja e dosjeve jashtë afatit, zgjerimi i datës nga 9 nëntor ’41, përfitimi i dëmshpërblimit të internuarve, mos-zbritja nga dëmshpërblimi i vlerës së shtëpive të privatizuara dhe e letrave me vlere, konvertimi në vlera monetare ose asete të letrave me vlerë), përcaktimi i kuotës (15% – 20% të përcaktuara me ligj në programet e punësimit, strehimit dhe arsimit, pension nderi, personave të burgosur politikë dhe të internuar)
4– PRONA – Rivendosja e të Drejtës Kushtetuese e shtetasve mbi pronën e mohuar dhe të grabitur nga shteti diktatorial, duke i kthyer pronën subjekteve të shpronësuara në zbatim të nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës duke eliminuar pasigurinë e titujve të pronësisë dhe faturën financiare që imponon legjislacioni aktual si dhe duke mbyllur konfliktet ndërmjet familjeve dhe hequr perfundimisht pengesat për investimet e huaja private, me qëllim realizimin e stabilitetit social dhe ekonomik.
5– DIASPORA – Krijimin e një fondi dhe banke investimesh për diasporën (aksesi prioritar i diasporës që disponon know-how dhe mjete financiare në ekonominë e vendit, si p.sh.: projekte me partneritet të bizneseve të diasporës në turizëm, infrastrukturë, bujqësi, energji, industri dhe shërbime), si dhe propozimi i një kuote fikse (jo më pak se 5%) për përfaqësimin e diasporës në Parlamentin e Shqipërisë.
6– SHTETI LIGJOR – Mbështetje e fuqishme e Vetingut dhe e të gjithë paketës së reformës në Drejtësi, sipas kërkesave të partnereve tanë strategjike (SHBA dhe BE), si kusht themeltar për mirëfunksionimin e shtetit ligjor në shërbim të interesave të publikut.
*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press
Edhe motren tende…
Ore ti mire ben qe ben sondazhe
Po’ è ke fillu nga b
CNA duhen heqja e dekoratabee kur si pame nje dite ne burg
CNA duhen gjyqet per kafe kur duhet te ishin per genocid
Pastaj pika 4 duhet te jete e para
Pronat pronat pronat
MOS i hengshin kush i ka dhene e kush i ka Marre.
Drejtesia zotit rafte mbi kokat e tyre.
Ti shume mire e ke se ne perbejme 30%
Se azil qe ne ’90’ e deri dot vetem komunistet Kane Marre azil si fallsifikatore te medhenj qe Jane.
Te perndjekur ish pronare
Nuk qene ne gjendje finanziare qofte
Edhe intelektialet ne ate kohe te krijojne parti.
Katovica shkaterroi cdo shprese te tyre
Po’ edhe keta qe Moren mallkimw e tyre
Nuk eshte se po’ shohin ndonje hajer
Po’ rrojne me frike ne zemer nga njeri tjetrit,nga droga etj se harram ne nje vend do dale se s’ben.
I nderuar Ferracak
Respekte per konseguencën, por te persekutuarit dhe te djathtet e vertetë u menjanuan me marifet nga postet drejtuese ne Partine qe duhet te kishte qene Partia e tyre. Fatkeqesisht, Partia Demokratike u uzurpua nga komuniste te konvertuar ne demokratë.
Tani pyetja eshte – pse ju deshën kaq shume vjet shtreses se djathte per te kuptuar qe Sali Berisha ishte nje kripto-komunist dhe si I tille, ai mund te drejtoje vetem me metoda diktatoriale?
Ti Fierak, perben nje pakicë te ndergjegjesuar politikisht se çfare do të thotë “e djathte”. Pjesa tjetër votojne qorrazi.
Sa per dijeni, menyra e shperndare se prones qe beri Saliu ishte katastrofe, sepse tani eshte e pamundur të rregullohet më.
Dëmet që I solli Saliu te djathtes shqipetare dhe Shqiperise bashke me te eshte me I madh nga ai I Enverit, sepse ashtu e drobitur, e perndjekur, e vrare dhe e burgosur, siç doli nga diktatura, Saliu I dha shkelmin e fundit gati vdekjeprures, prej te cilit zor se e merr veten.
Gjashte pika tipike fashiste te Zaloshnjes…….Kjo eshte rruga e zgjidhjes per ardhjen e te djathtes ne pushtet…..
Pika 1…..Shumica e ish udheheqesve te luftes se dyte boterore te vendeve ish komuniste ,sidomos te ish BS jane dekoruar nga SHBA..,BRITANIA ,FRANCA…Au jane hequr atyre dekoratat…di gje ti provinciali Zaloshnja…
2…Muzealizimi….nje teori antidemokratike….ti Zaloshnja kerkon ne menyre institucionale te imponosh doktrinen tende kunder idealeve te barazise ,respektetit,solidaritetit,dinjitetit te shumices ne favor te pakices …Jo Zaloshnja ,,,,nuk mund te kthehet shoqeria ne mesjete ,nuk mund te ndalosh njerezit per nje shoqeri humane ,te barabarte ..
3..Rehabilitimi jot nga 9 nentori 41…..absurd i cmendur ,jashte realitetit ,jashte te drejtes ….A do te reabilitosh edhe Duçen ,Hitlerin ,Geringun ,Himlerin ,Kuislingun,Xhaferr Deven…Mbi bazen e ciles se drejte shteti i sotem ,pra ata qe
punojne sot ,qe derdhin taksa duhet te paguajne ata qe u
…Domethene une punoj dhe ti merr parate…
4..Prona…jo Zaloshnja ,nuk kupton asgje ….sipas teje duhet tu kthejme tokat feudaleve filoturq ,çifligareve mesjetare …..Po a e di se te gjithe vendet moderne demokratike kane bare reforma agrare …ne favor te te varferve…Ne se PD…do ti kthente tokat ashtu sikurse propozon ti …..perfundon me 5 perqind …kete e dinte mire Berisha ….Nuk ka kthim prapa ,ka vetem koregjime te pjesesheme dhe kjo eshte bere ,bile e tejkaluar….
5…Per cilen diaspore flet ti Zaloshnje…sot ka mbi 1 milione ne emigracion …..Kushdo eshte i lire te kthehet ,te investoje ,te marre pjese ne jeten politike ,ekonomike shoqerore si i barabarte ….Ndryshe fillojme perseri nga diferencimet…………..
6….E vetmja pike qe eshte normale
Per numurat……
Ti Zaloshnja ngaterron 90 me 2017…..Ne 90 kishte nje mase te madhe njerezish qe nuk ishin dakord me sistemin ,edhe pse nuk ishin te pereskutuar dhe shpronesuar ….Bile eshte nje fenomen universal …idete dhe platformat politike per permbysjen e sistemeve nuk vijne nga poshte ,por nga lart…..Njerezit me te kulturuar dhe me enderrimtare qe vijne n ga grupet shoqerore te pasura ,te aresimuar kane drejtuar ,ndryshimet e medha shoqerore…Studimi i fondacionit iAdenaur sigurisht eshte i pasakte….Mbas luftes se dyte boterore mbi 80 perqind e popullsise kane perfituar nga reformat e shtetit komunist….20 perqid eshte apriori kunder te majtes por duhet te jesh i qarte …40 perqind eshte apriori kunder te djathtes…….Bile ne trojet shqiptare e majta po fuqizohet me shume ….Ka nje baze shoqerore qe e forcon te majten ,pabarazia e tmerreshme shoqerore ,harbuteria e oligarkise ekonomike ,pa aftesia e borgjezise se re per te kuptuar se ne boten moderne mund te jesh punedhenes ,por duhet te jesh edhe njrezor….si dhe shteti i dobet ,jo rregullator..i kontrates midis te gjitha klasave ,shtresave dhe grupeve shoqerore ….Keto jane thelbesore Zaloshnja qe ke mbetur akoma ne vitin e larget 41….Ne kohen e internetit ,te shoqerise globaleve ,te levizjes se panderprere te kapitaleve ,te njerezve dhe te trurit ,argumentet e tua jane qesharake ,reaksionare ,primitive…E djathta moderne mund te fitoje vetem mbi bazen e mendimit liberal modern ,ku fitimi shperndarja e te ardhurave dhe morali jane ne ekuiliber….
Edhe sikur ti bej PD-ja keto z.Zaloshnja kurre nuk do ta votoj PD-ne (PS-ne JO e JO)!
Letrat me vlere (PA VLERE) qe po “ndryshken” neper shtepite tona aty ne Shqiperi, vuajtjet ne burgje e internime nuk “regjenerohen” me nga PD-ja e komunistit te 8 nentorit 1969 Sali shpellari(kush e kish ate privilegj te madh qe te pranohej ne parti ne dt. 8 nentor?!…)
Ne na “mbledh” vetem ideali yn dhe vetem kujtimi i hidhur i se kaluares se eger komuniste.
Brockulla nga nipi i ” Sali Protopapes ” !!
dy gjëra- e para ,pd-ja nuk është e djathtë dhe votuesit e saj nuk janë të ish persekutuarit! ata 1 milionë votuesit e 91-t ,90% nuk ishin të persekutuar. dhe e fundit ,kush tha që të persekuarit janë me pikpamje të djathta? 90% e tyre janë ish-komunistë të dënuar nga lufta brenda llojit! fakti që pd-së i mungon nacionalizmi,tregon qartë se është një parti klanore,pa orientim ideologjik. qëllimi i saj ka qenëkryesisht grabitja,prandaj edhe drejtuesit e saj kanë qenë kryesisht ordinerë
Kur me nuk do votojme per PDne eaq ma pak per nje PD me Bashen kryetar. I Treguam vendin Bashes e Berishes gjate ketyre 2 pare zgedhje. Edhe kur me nuk do votojme per to.
Sa per ato qe pyesin pse nuk u kuptuar ma heret: u kuptuar edhe shume heret bile kur berisha perzuni Mbretin Leka e kur kryetari i asaj kohe nuk ia pranoj dekoraten… Po ligjin elektoral shqiptar te detyron per keso horrleqe ku duhet te votojsh per te keqen ma te vogel… sepse nuk ke mundesi ndryshe.
Tash bile le te dihet se nuk ka opozite ne Shqiperi po vetem Trashgimtaret e PPShse qe i kemi anekane botes neper ambasada e institutione ku sicili mundohet vetem me vjedh ma shume. Te gjithe jane ish komuniste me familje.. tash jeni brenda lojit.
Edhe sikur t’i bejne keto,prape nuk do fitojne me votat e te Djathtes se vertete ,o njeri, qe bene sikur nuk kupton se vlerat kane ma rendesi sot per ne se sa nje medalje apo nje nderim qe nuk ju kushton gje…
I nderuar Grigor
Ta them une pse e djathte su mblodh kurre te krijojne nje parti te veten.
Udhezimet e katovices judhane PD
Per ti zbatuar
Ajo filloni ti afroje keto shtrese prane vetes per ti pas nen kontroll dhe per ti perdore per interesat e saj
Edyta te perndjekurit ishin te paorganizuar te varfer te roptuar
Puna e pare qe beri PD percau
Shoqaten e ish te perndjekurve
I vuri kunder njeri tjetrit(Perca e sundo)
Asnjehere nuk deshi qe kjo shtrese te integrohej.
Si mbaroi Pune e nuk i duheshin me
Filloni t’ ju nxirrte dosjet atyre qe kishin.
Dhe Sic e di kjo shtrese ska me piken e forces per tu ringritur
Pavaresisht se me te vertete ajo perbene 30 perqind.
Personalisht do te doja nje parti te djathte sikur te ishte edhe sa Libra
Pasi keto te ashtuquajtura te djathta
Nuk perfaqesojne te perndjekurit
Nuk i Kane ne programet e tyre
E djathta duhet te shkeputet nga komunistet dhe sigurimsit
Harram e pacin po’ se bene
Jane shpirtrat e te pushkatuarve PA gjyq
Vuajtjet e nenave baballareve
Poshtrimi qe vazhdon ti behet kesaj shtrese Duke ju dhene demshperblimin nga dy leke dhe pronat e vjedhura.
Respekte Grigor.