Detajet e ceremonisë/ Meta merr sot detyrën si President

24 Korrik 2017, 09:02Politika TEMA

Sot Ilir Meta merr detyrën si President i Republikës së Shqipërisë

Ai është Presidenti i 7-të në hitorinë e vendit.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Presidenti në largim Bujar Nishani tek Ilir Meta, i cili vjen nga një karrierë e gjatë politike.

Fillimisht, rreth orës 18: 00, Meta do të bëjë betimin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend përpara deputetëve të Kuvendit aktual.

Në orën 19: 00 do t’i drejtohet Presidencës për të marrë “çelësat” e zyrës së re. Ai do të pritet nga Nishani në zyrën e Presidentit të Republikës për t’u bërë dorëzimet sipas protokollit dhe më pas do të dalin në sheshin para Presidencës për ceremoninë e rastit.

Të dy presidentët do të mbajnë fjalën para të ftuarve, trupit diplomatik dhe drejtuesve të institucioneve më të larta shqiptare.

Sipas protokollit, Metës do t’i dorëzohet Kushtetuta nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e dorëzimit, në mënyrë simbolike Meta do të përcjellë Presidentin në ikje, Bujar Nishani, i cili mësohet se do të zhvendoset në një vilë në zonën e Farkës.

Fill pas kësaj Garda e Republikës kryen parakalimin nderues, kohë kur nga kodrat e liqenit do të dëgjohen 21 të shtëna me top.

Mësohet se në këtë ceremoni Presidenti i ri nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së, por nga vajza, e cila do të mbajë edhe statusin e zonjës së parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Për këtë ceremoni, janë bërë të gjitha pregatitjet si nga ana e protokollit, ashtu edhe nga ana e Bashkisë së Tiranës për të vendosur në bulevardin kryesor dekorin e nevojshëm.

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në oborrin e Presidencës janë vendosur edhe podiumet ku do të akomodohen të ftuarit për të ndjekur ceremoninë./shqiptarja/

3 komente në “Detajet e ceremonisë/ Meta merr sot detyrën si President”

  1. Kolonel Leshi says:

    Nderoni Hajdutin!!

    Per Nder Arme!!

    Dhe nuk ju vjen fare Turp…Do benit shtet ju.

    E si dreqin do behet reforma ne Drejtesi, kur kryetari i shtetit, ai dhe i sistemit te drejtesise, nga videot e shfaqura ne publik, rezulton nje Hajdut….i Certifikuar si i till edhe nga FBI.

  2. Lugati says:

    urime..urime..urime..urime….ripjelljes per presidentin qe zgjodhet..tashi jemi te lumtur..mbas shume kohesh moral..dhe me tepsija e me kazan me timon e pa timon..ripjellja jone e dashur dhe kryeminstri jone i lavdishem zgjodhi presidentin e deshiruar..lum shqiptaret per presidentin qe kemi…ne do krenohemi ne gjithe boten per figuren e larte te presidentit ilir meta..lart me lart shqiponja dy krenare

  3. arrest shtepie says:

    hajt suksese dhe me 1 bllok te ri. ishalla i ka ngelur ndonje dekorat nga presidenti meparshem.☺

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje