Ajo që ndodhi në Partinë Demokratike së fundmi është një episod ndër të shumtët në historikun e tranzicionit shqiptar. Zgjedhje që shpallen si të tilla për të shmangur përgjegjësitë e humbësve kronikë dhe për t’u konformuar me një rregull të importuar sipas të cilit pastrimi vjen me votë.
Lulzim Basha nuk sjell asgjë të re në këtë drejtim. Ai është një ndër pleqtë më të rinj të tranzicionit, lapërdhitë politike të të cilit nuk i lënë gjë mangut asaj që ndodh në parti të tjera. Po të heqim vitet e para të pluralizmit në PD, si dhe garën zgjedhore të vitit 1998 në PS, partitë shqiptare nuk kanë një histori pozitive me zgjedhjet e brendshme.
Liderë si ky Lulzim Basha e ngarkojnë veten dhe partinë e tyre me detyra dhe misione luftarake për mbrojtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërkohë që vetë vjedhin vulën e kryetarit për të menaxhuar llogari dhe interesa personale.
Ka një degradim të përshpejtuar që duket se paralajmëron gjëra jo të mira. Historia politike e Shqipërisë postkomuniste ngarkoi Sali Berishën dhe Fatos Nanon me përgjegjësi të mëdha, në jo pak raste edhe me akuza kriminale, por të dy dëshmuan se në momentin e vendimeve kapitale për forcat e veta, morën vendimet të cilat bashkonin marrrjen e përgjegjësive politike me hapjen e perspektivës.
Fatos Nano dha dorëheqjen në vitin 1998 dhe kërkoi mandat në parti duke fituar ngushtë në një Kongres dhe garë të pakontestuar. Ai hapi rrugën për Edi Ramën në vitin 2003 dhe kjo ka jo pak rëndësi për t’u nënvizuar, pasi me skuthëritë statutore të Bashës dhe të Edi Ramës, kjo nuk do të ndodhte. Kujtoni se çfarë debati u bë në vitin 2009 kur PS humbi zgjedhjet. Edi Rama gjeti Maqo Lakrorin dhe gatoi një fitore personale. Po kështu në kohën e të ashtuquajturit referendum që çoi në largimin e Ben Blushit.
Por kjo kulturë që po ndot klimën në vend ka rrënjë më të thella. Të ashtuquajturit liberalë që u ndanë nga PD në vitin 1992 nuk arritën të sjellin ndonjë frymë të re. Intelektualët që do ndriçonin Shqipërinë krijuan parti private që u konvertuan në shtojca parazitare të një sistemi ku ata ishin simptoma dhe sëmundja.
Duam apo jo, Sali Berisha mund të kreditohet me beteja më të sinqerta – të paktën si ligjërim dhe veprim politik – për zgjedhjet, të cilat kur i humbi u largua. Edhe pse i la Shqipërisë në derë Lulzim Bashën që sot po manipulon opozitën dhe po e kthen atë në manekin të pushtetit. Këtu nuk vlen të thuhet asgjë për një regjiment politik si LSI e Ilir Metës.
Kjo që ndodh u heq legjitimitetin të gjithëve që të flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme përderisa kërkesa dhe detyrimi për zgjedhje injorohet nga të gjithë brenda partive që janë me përkufizim organizime vullnetare. Lulzim Basha dha në këtë kuadër një mësim nga një tjetër drejtim: ai përfaqëson dështimin moral të një brezi që quhet i ri dhe i edukuar jashtë, cilësi që shpesh shiten si atu pozitive. Ai është sot më plaku, xhaketa më e vjetër e një klase politike që gjen tek individë si ky mundësinë e një kat’harsisi përmes parimit: janë të gjithë njësoj. Ai fitoi si Sali Berisha, si Edi Rama me mbi 90%. Por fitoi atë që i intereson më shumë dhe që mundet të mbajë: të drejtën e vulës dhe të qëndrimit në radhë derisa koha dhe apatia jonë si shoqëri ta kurorëzojë si kryeministër./respublica/
Ne Shqiperi dhe ne Kosove disi jane idealizuar keta kuadra qe po shkollohen jashte, por jo te gjithe kane ndonje qualitet,
shume prej tyre e sidomos keta te shkencave shoqerore dhe sociale qe po shkollohen neper Universitetet private ne Hollande e gjetiju munde te kene Diplamt e blera njejte si ne Universitetin e Kristalit.
hahaha,Kjo eshte logjike salistesh,mor qyq qe s’paske dale nga vathi. D’élève te Sali mafiozit
Sali Berisha kreditohet me zgjedhje me te sinqerta?! Me çudit. Ai e dha doreheqjen atehere kur kishte siguruar po ai vete me te gjitha manipulimet shtetin e “te drejtes, e dha atehere kur shteti ishte i tij ashtu si vazhdon dhe sot. Nuk mund te flitet per sinqeritet per ate njeri qe gatoi Shqiperine sipas oreksit te vete dhe pastaj doli ne ane te lumit dhe shikon se çfare kuckash nxierr ai apo se si turfullon lumi i turbullt e çdo gje e shpie ne det. Dhe megjithate, Sali Berisha, vazhdon te mbroje veten dhe famoljen e tij bashke me ata qe shkerdhyen ate vend edhe sot. ka pak frike se mos drejtesia shqiptare çbiron ndonje gje, por me ate manipulim qe ka bere brenda dhe jashte vendit me parate dhe pronen e shqiptareve, si duket e ka nje garanci qe , ai te pakten, do vdes pa i hyre gjemb ne kembe, pa le ne koke. Ky eshte Sali Berisha, zoti gazetar dhe zonja gazete. Nuk mund te flitet asnje fjale per sinqeritet per njeriun “dixhital” genjeshtar, hajdute, te poshter, intriganet, vrases e kriminel , tradhetare te interesave te vendit. Rasti Lulezim Baha eshte kulmi dhe fundi i manipulimit te Sali Berishes. Dhe ai ka akoma goje e flet, ndersa shqiptaret e ndershem pergjerohen.
Ma more komentin.Te lumte.Mu ngriten qimet e kokes perpjete kur lexova …duam apo nuk duam,Sali Berisha mund te kreditohet me beteja te sinqerta…O Zot o Zot o Zot cfare shikojne e cfare degjojne shqiptaret.
Dera tende Mero, ka qene dera qe kishte mbetur si streha me e besueshme.
Edhe kete po na e mbyll????!!!!!!!
Sali Berisha ishte i pari qe futi modelin “fake” per zgjedhjet ne parti.Kur Saliu konkuronte ne PD me POLLO kuqon,pasi ky i fundit u largua nga gara ne momentet e fundit,Berisha thirri si konkurent Uran Butken.urani fillimisht nuk pranoi se ishte i semure me temperature ,rrotull 40 grade,por Berisha i tha te vish edhe i semure,ndryshe ta nxorra dosjen….pranoi dhe humbi si miu para elefandit.Ai e perdori keq Butken ,sepse si regull konkurenti humbes ne PD,merrte postin e n/kryetarit.Jo vetem nuk u be n/kryetar ,por nuk e ftoi edhe ne dreken qe kryetari i zgjedhur ,shtron me rastin e ketij eventi.
Sali Berisha eshte hajmali ne qafen e PS. Sa te jete ai gjalle shumica e Shqiptareve do te votojne kunder tij pamvaresisht neverise qe mund te kene nga PS. Qytetari dixhital i Saliut dhe marezite qe nxjer ore e çast nga goja ashtu si çadra e Lulit jane dhurate e paçmuar per Edi Ramen. Keshtu qe mos i trazoni se mire jane.
Per tuuuuurp!
Manikyr per te na zbukuruar ish drejtuesit qe bene pershesh kete vend. Eshte ekskluzivisht faji i tyre qe nuk kemi shtet, qe kemi gjykata e media te korruptuara.
Sa pune i duhet E.Rames per ta permbysur kete situate ku monopolet sh te fuqishme po bejne kerdine, duke blere keto, madje edhe ndetkombetare
Partite e medha ne Shqiperi, jane te privatizuara nga lideret e tyre, ato te voglat funksionojne si filiale te fshehta per partite e medha. Shpesh, filialet jane shitur ose blere nga lidere te rinj, duke ruajtur qellimin e perfitimit personal. Shembuj kemi plot tek partite demo-kristiane, social-demo, etj. Gjinushi me Tom Doshin?! Ose mund te pyesni p.sh. Agron Duken, se sa Euro e bleu nga Xhuveli Partine agrare ? Sipas ligjit per partite politike ne Shqiperi, ato jane asete publike te mbeshtetura financiarisht nga shteti, qe funksionojne sipas rregullave ligjore apo statuteve qe nuk shkelin Kushtetuten dhe ligjet. Ato duhet te perfaqesojne dhe mbrojne interesat e shtresave te caktuara te popullsise. Ne fakt ato rezultojne si klane mafioze ne mbrojtje te interesave per pronaret perkates. Hetoni aktivitetin e tyre, burimet e financimit dhe do shikoni se per nga precedentet e shumte penale, ato funksionojne si organizata kriminale.
Shume i sakte eshte Vera e Nxehte
” Duam apo jo, Sali Beriasha munde te kreditohet me beteja me te sinqerta ” Mos per hir te zotit ! ??????????????